ZYRTARE: Kosova me përforcim gjigant në basketboll para kualifikimeve në Kampionatit Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka marr një lajm tejet të mirë.

Kosova edhe zyrtarisht ka natyralizuar basketbollistin amerikan, Malcolm Armstread.

Përfaqësuesja basketboll ka bërë të ditur se basketbollisti amerikan ka marr pasaportën e vendit tonë, raporton “lajmi.net”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Armstread do të luajë në kualifikimet për kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2021.

Kosova do të përballet me Rumaninë dhe Maqedoninë.

Këto dy ndeshja do të zhvillohen më 29 nëntor dhe 2 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button