Bekteshi dhe Angjushev në Vjenë: Zona ekonomike rajonale do të ringjallë ekonomitë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev morën pjesë në jubilenë e 15-të Forumit Ekonomik të Vjenës “Dialogu për të ardhmen 2018 – Ekonomia takohet me politikën” që sot u mbajt në Vienë të Austrisë, transmeton Portalb.mk.

Diskutimet në Forumin Ekonomik të Vjenës në fokus kishin rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE përmes proceseve të digjitalizimit, lidhjes dhe integrimit si dhe përmes inicimit për formimin e një zone ekonomike rajonale ,si parakusht për integrim në tregun e vetëm evropian.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi iu drejtua panelit ministror ku fjalime kishin edhe ministrat e qeverive të Shqipërisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë.

“Ne presim që parlamenti të miratojë ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojë integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Në planin ekonomik, ne kemi sjellur ligj të ri për të mbështetur investimet, kemi barazuar kushtet për investimin e kompanive vendase dhe të huaja. Jemi fokusuar në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kemi ndarë mjete të mjaftueshme për të nxitur inovacionet dhe tu japim më shumë mundësi për suksese të rinjve në Maqedoni “,u shpreh Bekteshi duke prezantuar më pas edhe projektet në të cilat është përqëndruar Maqedonia për lidhshmëri me vendet fqinje nëpërmjet projekteve energjetike , infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore .

Edhe Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev në panelin e paraditës me kryeministrat me temë “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimit evropian: Digjitalizimi – tejkalimi i dallimeve dhe shansi për lëvizje  të mëdha”, theksoi se “Forumi Ekonomik i Vienës” është një mundësi e mirë për dialogun e vendeve të rajonit, nëpërmjet të cilit bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik duhet të intensifikohet dhe përmirësohet.

Gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës, ministri Bekteshi ka dhënë deklaratë të shkurtë për media .Ai me këtë rast ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes politikave dhe masave të qeverisë, përpiqet të bashkëpunojë dhe të punojë në lidhjen me vendet fqinjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kam potencuar rëndësinë e planit shumëvjeçar të veprimit që del nga procesi i Berlinit. Ne kemi ndërmarrë tashmë disa masa që janë në përputhje me CEFTA-n me protokollet 5, 6 dhe 7. Republika e Maqedonisë në këtë drejtim është e gatshme. Me Serbinë kemi filluar të krijojmë kalime të përbashkëta kufitare dhe të rrisim tregtinë midis dy vendeve tona dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm këtë do ta bëjmë edhe me Shqipërinë “, është shprehur ministri Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button