Dashuria, tre arsye pse burrat ja mbathin nga gratë!

Ndihmë: ai gjeti justifikimin e duhur dhe u largua! Sa herë na ka ndodhur ta themi vetë këtë frazë apo ta dëgjojmë nga mikeshat tona. Në fakt, ndonjëherë ndodh që djemtë të ikin nga frika përballë një marrëdhënie të rëndësishme. Pse ikin? Dhe mbi të gjitha nga çfarë? Le të mundohemi ta zbulojmë, shkruan Bordo.al.

 

Njerëzit që i largohen përgjegjësive janë shumë të përhapur në planetin Tokë, pavarësisht gjerësisë gjeografike. Historia më e gjatë shkon disa muaj, kanë gjithmonë shumë për të bërë, mes sportit, punës dhe nënave që duket se nuk i panë kurrë djemtë e tyre të rriten. Ata e kanë tmerr fjalën “lidhje”. Këta janë playboy të pandreqshëm, të paktën deri në momentin që në kokë fillojnë t’i duken thinjat. Kështu vjen momenti ku ndjejnë frikë nga të mbeturit vetëm dhe përfundojnë me një vajzë minimumi një dekadë më të re se ata.

Piter Pan i përjetshëm. Bëhet fjalë për ata meshkuj që vetëm se kanë vrarë gishtin e tyre të vogël, përfundojnë menjëherë në urgjencë, ata nuk dinë të bëjnë asnjë llogari për vete. Për këtë lloj mashkulli, të qenit me një grua, do të thotë se prania e saj shërben për të përgatitur darkën, për t’i bërë shoqëri gjatë një loje që shokët nuk duan t’i bashkohen etj. fëmijë? Punë? Pagesa faturash? As që bëhet fjalë! Këtu arratisja mund të jetë edhe virtuale. Me pak fjalë “unë jam, por ti bëj sikur nuk ekzistoj”.

Kush e pa atë? Ata zakonisht na thonë se po ikin për një shëtitje dhe më pas thjesht nuk bëhet më i gjallë. Çfarë ka? Ku ka shkuar? Ka shumë të ngjarë që ai po kërkon një situatë të re që ta stimulojë atë, qoftë për seks, qoftë për risi, për lehtësi. Kjo ndodh pa ndonjë arsye të dukshme, burrat thjesht humbin kokën e tyre. çfarë të bëni në këtë rast? Pyesni veten nëse ja vlen të prisni, e nëse “po” për sa kohë? Është e vërtetë i duruari i fituari, por a ja vlen vërtetë në rastin tuaj?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button