Kurz: Stabiliteti i Evropës varet shumë nga stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se stabiliteti i Evropës varet shumë nga stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelari austriak në Vjenë sot organizoi një takim pune ku morën pjesë kryeminstrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe komisarët evropianë Johannes Hahn dhe Marija Gabriel.

Temat e takimit ishin bashkëpunimi rajonal, perspektivat e Ballkanit Perëndimor, çështjet dypalëshe dhe tejkalimi i problemeve të mundshme.

Kurz pas takimit tha se Austria kultivon marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe kulturore me vendet e rajonit.

“Ne besojmë se Bashkimi Evropian do të jetë e kompletuar kur pjesë e saj të bëhen vendet e Ballkanit Perëndimor” tha Kurz.

Ai tha se këto vende kanë mbështetje në rrugën evropiane dhe se Austria do t’i japë rëndësi të veçantë gjatë presidencës së Këshillit Evropian.

Komisioneri evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se gjatë takimit gjithashtu u diskutua për gjendjen ekonomike në rajon, e cila është një temë e rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe tregun e saj.

Ai tha se dinamika e ekonomisë rajonale në dy vitet e fundit ka bërë përparim të vogël dhe se në dhjetë vitet e fundit tregtia e BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është dyfishuar.

Duke theksuar rëndësinë e një perspektive evropiane për vendet e rajonit, Hahn tha se vazhdimi i rrugës së tyre evropiane do të jetë i rëndësishëm për rajonin dhe për BE-në.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se vendet e rajonit në rrugën evropiane e presin procese të reformave të vështira dhe sfiduese duke shprehur besimin se ato janë gjithashtu të realizueshme.

Ai tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është një çështje e një rëndësie të veçantë dhe shtoi se shpreson që Kosova të marrë liberalizimin pas zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button