Vaksinat janë të sigurta, cilësia e tyre është e garantuar (infografik)

Imunizimi i popullsisë është një përfitim i rëndësishëm shëndetësor, social dhe ekonomik. Vaksinat mbrojnë nga sëmundje të rënda infektive, me çka krijohet imunitet kolektiv dhe mbrojtje e gjithë komunitetit nga epidemitë, shkrua “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoni, sipas legjislacionit, vaksinimi i vazhdueshëm tek fëmijët e moshës 0-18 është i detyrueshëm. Përfshirja e mbi 95 për qind mund të krijojë imunitet dhe mbrojtje të popullsisë nga shpërthimi i ndonjë sëmundjeje ngjitëse në formë epidemie. Është me rëndësi të theksohet se çdo fëmije ka të drejtë të jetë i  mbrojtur dhe të vaksinohen kundër sëmundjeve të rënda infektive, ndërsa detyrim i prindit është t’ia mundësojë atë të drejtë.

Fëmijët e pa-vaksinuar i rrezikojnë të tjerët

Epidemiologët, me të cilët biseduam, theksojnë se fëmijët të cilëtnuk janë të vaksinuar e rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.

“Fëmijët të cilët kanë imunitet të ulët për shkak të sëmundjes primare nga mungesa e imunitetit, sëmundjes malinje, terapisë kronike kortikopreparate nuk mund të vaksinohen. Fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar, i sjellin në rrezik këta fëmijë, Të parët nuk guxojnë të vaksinohen sepse ata kanë kundër-indikacion të vaksinimit, ashtu që fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar nëse sëmuren lehtë mund të bartin sëmundjen. Prandaj nevojitet që përfshirja e fëmijëve të vaksinuar të jetë sa më e madhe, kështu do të krijohet imunitet kolektiv dhe do të zvogëlohet mundësia që fëmijët të cilët nuk mund të vaksinohen të sëmuren”,  paralajmëron d-r. Katerina Stavridis, epidemiologe në Institutin e shëndetit publik.

Vitet e fundit, shteti ka bërë përpjekje për të promovuar vaksinimin në publik dhe për të ngritur vetëdijen për përfitimet e vaksinimit, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Ndikim për ngritje të vetëdijes në vazhdimësi

Çdo vit në Maqedoni shënohet Java e Imunizimit me aktivitete të shumta dhe ngjarje që ndërlidhen me vaksinimin. Por kjo nuk duhet të bëhet vetëm gjatë asaj jave, por duhet të jetë një proces i vazhdueshëm. Ndonëse epidemiologët organizohen në çdo mënyrë të mundur për të zvogëluar rezistencën e prindërve, megjithatë nevojitet komunikim më i mirë dhe më aktiv me prindërit. Dhe jo vetëm në mesin e prindërve, por nevojitet ngritja e vetëdijes edhe e punonjësve shëndetësor: mjekëve, pediatërve, gjinekologëve për rëndësinë dhe përfitimet e imunizimit, si dhe për sigurinë e vaksinave, sepse ata mund më së miri ta promovojnë vaksinimin.

Siguria është e garantuar Vaksinat që përdoren në vend janë cilësore dhe autoritetet shëndetësore e garantojnë cilësinë. Kreu i departamentit të shëndetësisë në vend, ministri Venko Filipçe në një intervistë për “Meta”, ka theksuar se prindërit nuk duhet të brengosen për sigurinë për shkak se këto vaksina njëjta blejmë ne, përdoren dhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. – Plotësisht garantohet cilësia e vaksinave, sepse ata janë nga prodhues të njohur nga vendet e Bashkimit Evropian (Franca, Belgjika, Bullgaria), janë  prodhues të miratuara nga OBSH, që i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme. Vaksinat nga prodhuesi deri te përdoruesit e fundit- fëmijët transportohen, magazinohen dhe mbahen në temperaturë përkatëse nga 2-8 gradë. Çdo dërgesë pranohet dhe kontrollohet nga përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë dhe Agjencisë për barëra, ndërsa Agjencisë për barëra, pas analizave gjithëpërfshirëse lëshon leje që ato të lëshohen në qarkullim. Dua të theksoj se këto vaksina përdoren edhe në vendet ku ato prodhohen “, tha Filipçe. Vaksinimi të mos shtyhet Megjithatë në Maqedoni, mbulimi me vaksinimit nuk është bë nivel të kënaqshëm dhe kjo është kryesisht rezultat i lobimit të antivaksinistëve, të cilët më shpeshti nuk vaksinojnë për shkak të mosbesimit në sistemin shëndetësor, frika nga komplikimet pas marrjes së vaksinës, si dhe nga frika nga vaksinat e pasigurta. Se kjo është kështu, tregues është rënia e mbulimit me dozën e parë të vaksinës MRP që lidhet fort me ndikimin e lobit antivaksinim që po merr hov gjithnjë e më të madh në vendin tonë, ashtu që shumë prindër ose e refuzojnë vaksinimin me MRP ose e shtyjnë atë deri sa fëmijët e tyre të arrijnë moshë më të madhe. Të dhënat të cilat i siguroi “Meta”, tregojnë se sa i përket vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MRP që jepet në moshën prej 12 muaj, në vitin 2017 është regjistruar mbulim prej 82.6% që dallon pak në krahasim me vitin 2016, kur mbulimi ka qenë 82.1%. Por, duke filluar nga viti 2014, shënohet reduktim i vazhdueshëm në mbulimit dhe në tre vitet e fundit,  mbulimi me vaksinën MRP vazhdimisht nën 90 %. Ndryshe nga mbulimi me dozën e parë, mbulimi me dozën e dytë te fëmijët e moshës 6 vjeçe, gjegjësisht në klasën e parë është dukshëm më e lartë. Në vitin 2017, mbulimi me dozën e dytë të vaksinës MRP është 97 për qind, që është më i lartë se mbulimi në vitin 2016, kur ka qenë 93.3 për qind, si dhe nga mbulimi mesatar për periudhën e kaluar pesëvjeçare që kap 94.8 për qind. Shumë njerëz lidhin këtë vaksinë me autizmin, gjë mbase është arsyeja kryesore përse e evitojnë. Por studimi i realizuar kryer në vitin 1998 ka treguar disa ndonjë lloj lidhjeje me autizmin është hedhur poshtë, dhe punimi në të cilin ishte shpallur ky studim është tërhequr nga revista në të cilën ka qenë e publikuar. Prej atëherë janë bërë studime të shumta në të cilat janë të krahasuar me qindra mijëra fëmijë të cilët kanë marrë vaksinën MRP me fëmijë të cilët kurrë nuk kanë marrë vaksinën, me ç’rast është vërtetuar se rreziku për paraqitje të autizmit është i njëjtë në të dy grupet, me çka hidhet poshtë teoria se vaksinimi me MRP shkakton autizëm.

Edukimi dhe më shumë ekipe për vaksinim në terren

Sa i përket mbulimit me vaksinim, shifrat nga raporti për imunizim të Institutit të shëndetit publik tregojnë se në disa komuna ka ndryshim, gjë që është me rëndësi. Ajo në çka duhet të punohet është informimi dhe edukimi më i mirë i popullsisë për dobitë nga vaksinat, si dhe puna në terren që nënkupton më  shumë ekipeve për vaksinim në terren.

Nevojiten gjithnjë e më shumë ekipe parandaluese në terren për të rritur imunitetin kolektiv. Aktualisht ka mungesë të kuadrit dhe përfshirje të pamjaftueshme të ekipeve të reja që do të kryejnë vaksinim, për çka e tërheqin vëmendjen epidemiologët. Për të rritur mbulimin, nevojitet kontroll më i madh nga institucionet, por edhe furnizim i vazhdueshëm dhe me kohë me vaksina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button