Francë, vazhdojnë protestat pas njoftimit për shtrenjtimin e derivateve

Protestat kundër rritjes së çmimit të derivateve të cilat filluan të shtunën në Francë kanë vazhduar edhe sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit e quajtur “jelekët e verdhë” në të gjithë vendin, vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me paralajmërimin për rritjen e çmimeve të derivateve dhe futjen e taksave shtesë.

Sot ata bllokuan hyrjet dhe daljet në shumë pika të karburantit në të gjithë vendin.

Demonstruesit gjithashtu bllokuan rrugët në qytete, përfshirë Calais, Villefranche-Sur-Saone dhe Belfort. Popullata thotë se nga orët e mëngjesit presin zhbllokimin e rrugëve.

Emetuesi publik ‘France Info’ raporton se gjatë protestave në Saint-Dizier një person ka pësuar lëndime serioze.

“Jelekët e verdhë” paralajmëruan protesta të mëdha në Paris për të shtunën.

Kryeministri francez Edouard Philippe mbrëmë tha se e kupton zemërimin e demonstruesve që morën pjesë në protesta, por njoftoi gjithashtu vazhdimin e reformave.

Ministria e Brendshme franceze ka njoftuar më herët se rreth 287.000 njerëz morën pjesë në protestat e mbajtura në të gjithë vendin të shtunën, ku 409 persona u plagosën dhe 157 u arrestuan.

Mediat franceze raportojnë se në demonstratat e djeshme morën pjesë rreth 40.000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button