Izraeli vrau 52 fëmijë palestinezë këtë vit

Forcat izraelite këtë vit kanë martirizuar 52 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve-Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Që nga muaji janar e deri më tani, 46 fëmijë kanë rënë dëshmorë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe 6 në Bregun Perëndimor”, tha organizata në një deklaratë me shkrim.

Sipas deklaratës, forcat izraelite kanë përdorur forcë joproporcionale ndaj fëmijëve palestinezë, përfshirë edhe plumba të vërtetë, ndërsa nga 52 fëmijët e vrarë, 18 janë qëlluar në kokë.

Fëmijët palestinezë shpesh vihen në shënjestrën e ushtarëve izraelitë posaçërisht që nga fillimi i protestave që filluan më 30 mars nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”.

Fëmija i parë që ra viktimë e ushtarëve izraelitë në Gaza ishte 12-vjeçari Naser Musabbih, i cili u qëllua nga një snajper izraelit.

Sipas të dhënave të lëvizjes, forcat izraelite kanë vrarë gjithsej 2.070 fëmijë që nga viti 2000.

Nga ana tejtër, sipas të Komitetit të të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite vuajnë 350 fëmijë palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button