Mbreti saudit refuzon të flasë për vrasjen e Khashoggit

 Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, në fjalimin e tij të parë para opinionit publik pas rastit të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, nuk foli në lidhje me këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Salman i cili mbajti një fjalim në seancën e Këshillit Parlamentar në kryeqytetin saudit, Rijad, nuk foli në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Sipas tij, Arabia Saudite i kushton rëndësi drejtësisë dhe sigurimit të barazisë. Mbreti Salman tha se “ndjen krenari” për përpjekjet e gjyqësorit dhe prokurorisë saudite për t’i përmbushur detyrat e tyre.

“Arabia Saudite nuk do të devijojë nga zbatimi i ligjeve islame”, tha ai.

Ai më tej theksoi se princit trashëgimtar, njëherësh kryetarit të Këshillit Ekonomik dhe të Zhvillimit, Muhammed bin Salman “i kanë dhënë urdhrin për përgatitjen e gjeneratës së re për detyrat e ardhshme”, duke shtuar se janë të vendosur që të vënë në funksion planin e tyre në drejtim të zhvillimit të institucioneve shtetërore.

Mbreti saudit foli po ashtu për luftën në Jemen, ku po përjetohet një krizë e madhe njerëzore, me ç’rast tha se mbështesin zgjidhjen politike në këtë vend.

“Qëndrimi ynë pranë popullit të Jemenit nuk është një preferenceë, është një detyrë që vjen nga mbështetja për popullin e Jemenit i cili qëndron kundër sulmeve të milicëve puçistë të mbështetur nga Irani”, tha ai.

Salman po ashtu potencoi se kauza palestineze do të mbetet prioritet i tyre, derisa populli i Palestinës të përfitojë të gjitha të drejtat legjitime.

Në këtë seancë të pranishëm ishin edhe princi trashëgimtar Bin Salman dhe ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button