Buxheti 2019, ja ku do të harxhohen paratë e qytetarëve të Maqedonisë (Infografik)

Ministria e Financave ka pagatitur ueb-aplikacion për buxhetin e Maqedonisë, e cila është e përgatitur në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Nga Ministria e Financave thonë se në këtë mënyrë, Buxheti i RM-së do të jetë më i thjeshtë për t’u kuptuar nga qytetarët, njofton Portalb.mk.

Në ueb-aplikacion janë të treguara të hyrat dhe shpenzimet në buxhet.

Gjithashtu, aplikacioni ka edhe sqarime se çfarë nënkuptojnë disa zëra të caktuar. Që të fitohet fotografi më e qartë, aplikacioni jep mundësi që të bëhen krahasime mes buxheteve në vite të ndryshme. Qytetarët nëpërmjet grafikëve mund të shohin se si disa të ardhura ose harxhime lëvizin ndër vite.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në konferencë për shtyp e paraqiti aplikacionin dhe theksoi se në këtë mënyrë përmirësohet informimi i qytetarëve për Buxhetin e RM-së, ndërkaq me atë edhe rritet kontrolli i tyre ndaj udhëheqjes me financat publike.

Ueb-aplikacioni për “Buxhetin qytetar” nuk ka të bëjë vetëm me një buxhet, por është platformë që në të ardhmen do të munden të vendosen të dhëna të reja për buxhetin.

Ueb-faqen me infografikun mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button