Maqedoni, ligjet mundësojnë persona jo të kualifikuar të udhëheqin me ndërmarrjet dhe trupat rregullator

Ligjet sipas së cilave janë zgjedhur personat në organet udhëheqëse të ndërmarrjeve publike dhe shtetërore dhe trupave rregullator nuk kërkojnë as nuk ofrojnë kritere me të cilat do të garantohet zgjedhja e personave kualitativ të cilat do të jenë drejtorë ose anëtarë të bordeve udhëheqëse dhe mbikëqyrëse. Ligjërisht, gjithashtu është e parashikuar procedurë e cila mund të shkarkojë anëtarë të ndonjë organi të këtyre institucioneve, nëse ata tregojnë rezultate të dobëta gjatë punës, njofton Portalb.mk.

Këto janë pjesë nga gjetjet në analizën “Kriteret juridike për emërimin e udhëheqësisë së ndërmarrjeve, trupave të pavarur dhe rregullator” të autorit Jugosllav Gjorgjievski, njofton Portalb.mk.

Dokumenti i përfshin 173 organe publike, por edhe 48 ligje dhe akte nënligjore me të cilat rregullohet puna dhe veprimtaria, emërimi i anëtarëve të bordeve udhëheqëse dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, ndërmarrjet në pronësi të plotë të shtetit, trupat e pavarur rregullator, organet shtetërore dhe organet e administrimit shtetëror.

Mundësinë e gjerë të cilat i lënë ligjet, me akte interne (statuti), të rregullohen çështjet e karakterit të statusit me problem shtesë në lidhje me vendosjen e kornizës së qartë dhe precize për funksionimin e përditshëm të këtyre institucioneve.

“Kriteret për arsimim jo përkatës për funksionet që duhet t’i kenë ka kandidatë për të gjithë tre organet (drejtor, anëtar i bordit drejtues dhe mbikëqyrës). Te bordi mbikëqyrës mendoj se është puna më kritike pasi që ata duhet të kryejnë mbikëqyrje ndaj punës materiale dhe financiare. Përveç që ka shpallje publike, askund nuk ka të garantuar procedurë e cila do të zgjedhen kandidatët më të kualifikuar për punën dhe e gjithë kjo nuk garanton se do të sigurohen persona kualitativ për këto organe”, thotë Gjorgjievsi.

Sipas analizës, ligji për ndërmarrje publike fare nuk njeh diçka si nevojë për njohjen e materies së revizionit e cila është e nevojshme për punën financiare dhe materiale. Gjithashtu në ligje ekziston obligim për publikimin e shpalljes publike, megjithatë nuk ekziston asnjë procedurë në të cilën, kandidati më i mirë do të duhej të zgjedhet për anëtar të organit të menaxhimit, gjegjësisht organit udhëheqës. Gjithashtu, problematik është edhe mungesa e procedurës për shkarkim të funksionarëve për shkak të rezultateve të dobëta në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button