Raporti i kontrollit të rikonstruimit të Teatrit Shqiptar, në duart e PSP-së

Raporti i komisionit punues për kontroll të mënyrës së realizimit të rikonstruimit të Teatrit Shqiptar të Shkupit do t’i dorëzohet Prokurorisë Speciale Publike, e cila tashmë ka hapur procedurë parahetimore për projektin “Shkupi 2014”, në kuadër të së cilit projekt është rikonstruar Teatri Shqiptar i Shkupit. Për Ministrinë e Kulturës raporti është transparent, e kurse për Teatrin Shqiptar kritikat ndaj të njëjtit janë minore, transmeton Portalb.mk

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi në takimin joformal me gazetarët që u realizua sot, deklaroi se raporti në fjalë do t’i dorëzohet Prokurorisë Speciale Publike, e cila sipas tij ka nisur procedurë.

“Sa i takon raportit, atë çfarë e kemi marrë nga komisioni punues, edhe atë e kemi publikuar në uebfaqe. Nuk dua të flas rreth procedurës hetimore apo tjetër, atë e kemi thënë saktë, se ka ndonjë procedurë parahetimore, por nuk dua të hy në atë pjesë. Presim që ato ta kryejnë punën e vetë. Mund edhe ta dërgojmë, edhe pse nuk shoh arsye se pse të dërgohet. Ka konsultime me shërbimet juridike, nëse ka nevojë për një gjë të tillë, do ta bëjmë”, tha Ademi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se nëse raporti do t’i dorëzohet Qeverisë apo ndonjë institucioni tjetër.

Edhe sekretari shtetëror, Valmir Aziri tha se do të vendosin shërbimet juridike se si do të veprohet me raportin.

“Informacionet i kam, raporti është sjellë, tash do të vendosin shërbimet juridike, se si duhet të veprohet. Se a duhet të dërgohet deri te prokuroria publike, duhet të shihet”, tha Aziri.

Teatri Shqiptar i Shkupit deklaroi se vërejtjet ndaj raportit janë minore. Ata shprehin kënaqësinë që procesi i rikonstruimit nuk është pjesë e sensacioneve mediatike, por e një analize përmbajtjesore e ekspertëve.

“Gjatë muajve gusht, shtator dhe pjesërisht tetor, ndonëse punojmë në kushte të jashtëzakonshme dhe të shpërndarë në disa objekte (si administrata, ashtu dhe dokumentacioni), i vumë të gjitha kapacitetet tona për të grumbulluar dhe për t’ia vënë në dispozicion këtij grupi punues dokumentacionin e tërësishëm të procesit të rikonstruimit të Teatrit që nga viti 2010 deri tani. Gjatë dy muajve të kontrollit, grupi punues pati mundësinë në mënyrë të kristaltë të shoshis gjithçka që ka të bëjë me këtë proces. Jemi më se të kënaqur që tani të dhënat për procesin e rikonstruimit  nuk janë pjesë e sensacioneve mediatike, por një analizë përmbajtjesore e ekspertëve. Vërejtjet tona ndaj raportit janë minore dhe i diskutuam pas publikimit të raportit me anëtarët e grupit punues, Slagjana Taseva dhe Fidan Daskallov”, thanë nga Teatri Shqiptar i Shkupit.

Nga PSP-ja thanë se për procedurën parahetimore nuk mund të japin informacione.

Përndryshe, raporti i komisionit punues për kontroll të realizimit të punimeve evidentoi parregullsi në lidhje me nënshkrimin e aneks marrëveshjeve, aprovimeve të mjeteve pa ndryshim të projektit paraprakisht dhe në procedurën shitëse të filialit të firmës realizuese të punimeve Lamone Moreda dhe shitja e të njëjtës për Shencia Doo, e cila njëkohësisht ka vepruar me dy filiale në Maqedoni, që është në kundërshtim me ligjin.

Vendimet për realizimin e punimeve rikonstruese janë marrë në konsultim ndërmjet Teatrit Shqiptar, Ministrisë së Kulturës dhe Birosë për Furnizime Publike.

Pyetjet që qarkullojnë janë: Kush e ka blerë filialin e Lamone Moreda, ndërkohë që e njëjtat, sipas raportit të Ministrisë së Kulturës ka pasur mundësi të transferohet në shoqëri tregtare tjetër apo edhe ti shitet ndonjë personi fizik a juridik në Maqedoni. Por meqë ajo është blerë nga Sientia SRL nga Bari i Italisë, nuk mund të sigurohen informacionet.

Përndryshe, me buxhetin shtetëror të vitit 2018, për përfundim të rikonstruimit të objektit të Teatrit Shqiptar të Shkupit parapanë 250 milion denarë.

Megjithëse ai u tha se do të përfundojë në tetor, është shtyrë për në janar të 2019-s. Teatri ka pesë vite që rikonstruohet, ndërkohë që shfaqjet i ka realizuar herë në Qendrën Teatrore të Fëmijëve në Çarshi të Shkupit e herë në Teatrin e Komedisë në Qendër të Shkupit. Rikonstruimi i Teatrit është pjesë e projektit skandaloz “Shkupi 2014”.

LEXO: Teatri Shqiptar asessi të mbarojë me ndërtimin, vazhdimisht jepen arsyetime
LEXO: Rindërtimi i teatrit të Shkupit, deri në 31 tetor
LEXO: Rikonstruksioni i Teatrit Shqiptar në Shkup assesi të merr të mbarën!
LEXO: Assesi të përfundojnë punimet në Teatrin Shqiptar
LEXO: Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar
LEXO: Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!
LEXO: Shkup, vetëm 8 milionë euro për rikonstruimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar
LEXO: Kur do të jetë gati objekti i Teatrit Shqiptar në Shkup dhe Tetovë? Përgjigjet Valmir Aziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button