Avionët luftarakë rusë të gjeneratës së 5-të kryen fluturime testuese në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë publikoi pamjet e fluturimit testues të avionit të gjeneratës së pestë Su-57 në hapësirën ajrore të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria publikoi pamjet dhe lëshoi deklaratë për fluturimet testuese të Su-57, duke theksuar se fluturimet u bënë për të konfirmuar aftësitë e avionit të gjeneratës së pestë në rast të një konflikti të vërtetë.

Më tej thuhet se janë verifikuar të gjitha operimet e sistemeve ekzistuese, përfshirë performancën e fluturimit gjatë temperaturave të larta dhe kushteve të tjera të rënda, sistemeve të armëve dhe faktorëve të tjerë.

Po ashtu bëhet e ditur se ekuipazhi i Su-57 kreu mbi dhjetë fluturime në Siri.

Nuk është specifikuar se kur dy avionët Su-57 u shfaqën në xhirim, kur kryen fluturimet dhe në cilën zonë të Sirisë.

Avioni “gjuetar” luftarak shumëdimensional Su-57, i dizajnuar nga kompania ruse Sukhoi, gjithashtu u quajt “avioni fantazmë”.

Fluturimi i parë testues i Su-57 u realizua në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button