Tom Hardy, është dekoruar me medalje nga Princi Charles

Tom Hardy, aktori i njohur i Hollywoodit, nuk mundi të përmbajë buzëqeshjen teksa po merrte një medalje nga Princi Charles, shkruan Kultplus.com.

Aktori është dekoruar me medaljen CBE (‘Commander of the Most Excellent Order of the British Empire’ – ‘Komandandi më i Shkëlqyer i Rendit i Perandorisë Britanike’) për shërbimet e tij në dramën ‘The Queen’s Birthday Honours’, dhe pas performancës së tij në filmat ‘The Revenant’, ‘Locke’, ‘Bronson’, ‘Dunkirk’, ‘Star Trek: Nemesis’ dhe ‘Venom’, transmeton Koha.net.

Ai ka pranuar këtë medalje nga Princi i Uellsit dhe në fotografitë duket shumë i lumtur.

Gjithashtu, Hardy është ambasador i shoqatës së Princit Charles për bamirësi – Prince’s Trust, një shoqatë bamirësie e cila u ndihmon njerëzve që të gjejnë punë, si dhe ishte në mesin e të ftuarve në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Marklet në muajin maj.

Sa i përket të ardhmes, Hardy ka thënë se ka nënshkruar që të bëjë tri filma ‘Venom’, të cilët do të ndodhin nëse i pari shkon mirë fillimisht. Po ashtu, ai beson se edhe dy vazhdimet e filmit ‘Mad Max’ që i ka nënshkruar do të ndodhin.

Në fillim të këtij viti, Hardy ka ndryshuar tërësisht veten për të luajtur rolin e gangsterin legjendar Al Capone në filmin ‘Fonzo’, i cili ka filluar të xhirohet në muajin mars dhe aktualisht ende nuk ka ndonjë datë të publikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button