“Politika”: Gruevski i fut në grindje Amerikën dhe Rusinë

Derisa zyrtarisht theksohet se ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, është arratisur në Budapest, në disa shkrime spekulohet se ai ka udhëtuar për në Rusi ose Turqi, shkruan sot gazeta proqeveritare serbe “Politika”. Në shkrim është theksuar se edhe Rusia edhe Turqia mbajnë marrëdhënie diplomatike në Shkup, por përballen rreth politikës properëndimore që e zbaton kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Me titullin “Gruevski i fut në grindje Amerikën dhe Rusinë”, gazeta më e vjetër në Serbi shkruan se “Rusia assesi nuk e pranon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërkaq Turqia nuk pajtohet që Maqedonia të lëshoj pe ndaj kërkesave greke për ndryshimin e emrit të shtetit”. “Politika” vlerëson se Zaevit do t’i nevojiten “më shumë dëshmi, jo vetëm politike, por edhe juridike, që popullit dhe opinionit ndërkombëtar, veçmas Lindjes, t’i sqarojë se Gruevski nuk është viktimë politike e sundimit të kuq amerikan në Shkup”, ashtu siç thekson VMRO-DPMNE, por se është arratisur kur është dashur të shkojë në burg”.

“Zaev momentalisht është optimisti i vetëm se Gruevski do të kthehet në Maqedoni. Ngelet e hapur çështja nëse me të vërtetë është në Rusi, si Zaev do ta kthejë, ndërkaq nëse është në Budapest, atëherë kryeministri Viktor Orban sigurisht se është në situatë të pakënaqshme politike në lidhje me Rusinë, por edhe në lidhje me aspektin juridik dhe politik të BE-së”, përfundon “Poltika”.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button