Rikonstruimi i Teatrit Shqiptar, dhjetë parregullsitë e evidentuara në raportin e kontrollit

Problemi me rikonstruimin e objektit të Teatrit Shqiptar të Shkupit nuk ka fund. Së fundmi, raporti i komisionit punues për kontroll të realizimit të punimeve evidentoi parregullsi në lidhje me nënshkrimin e aneks marrëveshjeve, aprovimeve të mjeteve pa ndryshim të projektit paraprakisht dhe në procedurën shitëse të filialit të firmës realizuese të punimeve Lamone Moreda dhe shitja e të njëjtës për Shencia Doo, e cila njëkohësisht ka vepruar me dy filiale në Maqedoni, që është në kundërshtim me ligjin, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të madhësisë së tekstit, lajmi është publikuar vetëm me raportin e kontrollit, ndërkohë që në tekstin vijues do të pasojnë edhe qëndrimet e palëve të përfshira.

Raporti është dërguar në Prokurorinë Speciale Publike e cila, në kuadër të procedurës parahetimore të Projektit Shkupi 2014 është duke hetuar edhe mënyrën e rikonstruimit të Teatri Shqiptar. Vendimet për realizimin e punimeve rikonstruese janë marrë në konsultim ndërmjet Teatrit Shqiptar, Ministrisë së Kulturës dhe Birosë për Furnizime Publike.

Pyetjet që qarkullojnë janë: Kush e ka blerë filialin e Lamone Moreda, ndërkohë që e njëjtat, sipas raportit të Ministrisë së Kulturës ka pasur mundësi të transferohet në shoqëri tregtare tjetër apo edhe ti shitet ndonjë personi fizik a juridik në Maqedoni. Por meqë ajo është blerë nga Sientia SRL nga Bari i Italisë, nuk mund të sigurohen informacionet.

Raporti i komisionit për kontroll të angazhuar nga Ministria e Kulturës ka miratuar 10 konkludime:

– Rikonstruimi i Teatrit Shqiptar parashihen me disa programe qeveritare.

– Procedurat janë udhëhequr nga persona të pakualifikuar. Për të gjitha vendimet janë konsultuar me Ministrinë e Kulturës dhe Biron për Furnizime Publike. Vlera e projektit është rritur gjatë procedurës tenderuese, ku edhe pse nuk ka pasur ndryshim në projekt, shuma e mjeteve të thirrjes së parë të vitit 2012, në thirrjen e tretë është rritur nga 339.000.000 denarë, në 406.779.000 denarë, respektivisht për qëllime 67.779.000 denarë.

– Projekti nuk i tejkalon mjetet e parapara me buxhetin. Me buxhetin e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës 2011 – 2018 për NU AT – Shkup janë paraparë 701.1000.000 denarë, kurse shuma totale për ndërtimin arrin 495.599.998 denarë me TVSH,kurse bashkërisht me anekset për punë shtesë dhe të paparapara arrin 638.185 denarë.

– Gjatë realizimit të marrëveshjes për ndërtim janë bërë ndryshime statusore tek realizuesi Lamone Moreda DOO Forlli, për të cilën nuk ka qenë i njoftuar porositësi. Ka nisur falimentimi, pa pajtueshmëri me porositësin si palë tenderuese, gjatë procedurës tenderuese është kryer shitja e marrëveshjes për ndërtim nga 10.01.2014, transmeton Portalb.mk.

– Filiali kryesor i Lamone Moreda në Republikën e Maqedonisë iu është shitur Shencia Doo Itali. Me këtë në Maqedoni janë formuar dy filiale të kompanisë Shencia, që është në kundërshtim me ligjin. Pas situatës së krijuar për filialin të personit juridik të huaj në Maqedoni janë mundësuar: Likuidimi: Transformimi në një shoqëri tregtare të re dhe marrja nga subjekt juridik dhe fizik vendor.

 Avokati Shtetëror i Republikës së Maqedonisë me shkresë M.Nr. 2292/15 nga 11.12.2015 ka dhënë mendim që “Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore që blerësi Sientia SRL nga Bari i Italisë ka të drejtë që të vazhdojë me realizimin e punimeve me marrëveshjen e arrirë me NU AT – Shkup dhe Lamone Moreda Doo Itali, deri sa i pranon kushtet e marrëveshjes”.

Vendimi nga Gjykata Themelore Shkupi 2 për miratim të pëlqimit është sjellë pa shqyrtim komplet të materialit. Sipas raportoit, marrëveshja është dashur të prishet, dhe të hapet thirrje e re për punët e parealizuara prej projektit.

Gjatë nënshkrimit të aneksit me numër 1 për Marrëveshjen e ndërtimit ndërmjet NU AT – Shkup si porositës dhe Shencija si realizues nuk është mbajtur llogari dhe nuk janë testuar kapacitetet e Shenciës nga aspekti i kushteve të tenderit, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me marrëveshjen janë nënshkruar 10 anekse, me të cilat vlera totale e marrëveshjes është rritur për 120.835.103 denarë pa TVSH apo 142.585.420 denarë me TVSH, që është rritje për 28.77 për qind e TVSH-së.

Përndryshe, me buxhetin shtetëror të vitit 2018, për përfundim të rikonstruimit të objektit të Teatrit Shqiptar të Shkupit parapanë 250 milion denarë.

Megjithëse ai u tha se do të përfundojë në tetor, është shtyrë për në janar të 2019-s. Teatri ka pesë vite që rikonstruohet, ndërkohë që shfaqjet i ka realizuar herë në Qendrën Teatrore të Fëmijëve në Çarshi të Shkupit e herë në Teatrin e Komedisë në Qendër të Shkupit. Rikonstruimi i Teatrit është pjesë e projektit skandaloz “Shkupi 2014”.

LEXO: Teatri Shqiptar asessi të mbarojë me ndërtimin, vazhdimisht jepen arsyetime
LEXO: Rindërtimi i teatrit të Shkupit, deri në 31 tetor
LEXO: Rikonstruksioni i Teatrit Shqiptar në Shkup assesi të merr të mbarën!
LEXO: Assesi të përfundojnë punimet në Teatrin Shqiptar
LEXO: Shtyhet data e përfundimit të rikonstruktimit të Teatrit Kombëtar Shqiptar
LEXO: Mjetet financiare për teatrin shqiptarë, si pikë uji në det!
LEXO: Shkup, vetëm 8 milionë euro për rikonstruimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar
LEXO: Kur do të jetë gati objekti i Teatrit Shqiptar në Shkup dhe Tetovë? Përgjigjet Valmir Aziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button