(Video) Vidra që flet si njeri

Kafshët e pazakonta janë gjithmonë interesante, ndërsa pjestari më i ri këtij grupi është vidra simpatike Neli. Vidra që flet në “Youtube” është shikuar 391.000 herë, ndërsa duket se ajo ka disa talente.

Me zërin e saj qesharak, Neli tërhoqi shumë fansa. Megjithatë, kjo nuk është aftësia e saj e vetme.

Rojet e kopshtit zoologjik “Point Defiance” në Takomë e mësuan vidrën edhe si të rregullojë  gjërat  pas vetes. Në pishinën e saj ajo i mbledh enët e hedhura të plastikës dhe i rendit njëra mbi tjetrën.

Shumica e atyre që kanë parë videon ku Neli “flet”, tentojnë të kuptojnë fjalët që ajo i shqipton, porse a do t’ia dalë dikush mbanë, mbetet të shohim në të ardhmen. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button