fbpx

Ndaleni eksodin!

Lumi që vite me radhë rrjedh vërdallë njëkahësh dhe pakontrolluar, duke marrë kremin e shoqërisë sonë dhe ardhmërinë e përgjithshme tonën, do të mbetet thellë e ngulitur ndër historitë shekullore si eksod i ndërgjegjes së atyre që ishin të thirrur që të punojnë që kjo të mos ndodhë, ose jo së paku në këso përmasa.

Në programet e të gjitha partive politike që fuqishëm tunden gjatë fushatave parazgjedhore qëndron angazhimi për perspektivën e rinisë, e cila jo që s’është duke ndodhur, por çka është më tmerruese – ajo as që figuron në mendjen e atyre që atë e kanë shkruar, e të mos flasim për ndjenjat elementare njerëzore, morale apo fetare (nëse i kanë) të atyre që tundin programet e tyre partiake, kurse rezultatet në kahje të kundërt. Shkuan jashtë vendit me qindra mijë dhe akoma vazhdojnë të shkojnë me intensitet të lartë. Asnjë rregjim i gjertanishëm, madje me qëllime armiqësor e shpërngules s’ia ka dale të eksodi kaq rini brenda kaq kohe! Siç duket thellë mungon ndërgjegjja mu aty ku më së paku guxon të mungojë.

Por, me gjasa kjo mund të jetë edhe ndonjë ndëshkim nga Zoti për injorancën kolektive tonën, jo vetëm në durimin e së keqes, por edhe në përkrahjen e drejtpërdrejtë të së njëjtës, nga mandati në mandat. U shndërruam në mazokist të dashuruar në sadistët e tyre dhe shumë u ngjasojmë jezuitëve radikal të cilët shpesh rrahin vetveten.

Tani shtëpi e mbetura të zbrazura, sikur mallkojnë pronarët që i lanë vet, Në to më nuk dëgjohen të qeshura të fëmijëve, madje as e qara apo rënkimi i tyre, por vetëm mallkimi i heshtur i mureve të tyre. Ato trishtohen nga realiteti se shndërrohen në objekte pa njerëz, pa të zot, pa rini, pa jetë e pa shpirt. E tani çdokush që ka fije Zoti apo morali në shpirt le të pyes se si aq shumë rini besojnë se çdo kund tjetër në botë do ta kenë shumë më mirë se sa në vendlindjen e vet! Nëse kjo qenka domeni i pluralizmit dhe patriotizmit, atëherë monistët merituakan mesin e parajsës. Sot secili demograf, bazuar në matematikën më të thjeshtë mund të alarmojnë se me këso tempo shpërngulje të rinisë ndër ne, për 30 vite këtu do të mbeten vetëm shtëpitë e marimangosura, në të cilat ndoshta mund të vijnë të banojnë kinezë apo zezakë!

Është mire të mendoni, edhe pse shumë vonë, se çka do të thotë zhvillim ekonomik, çka janë investimet e çka punësimet në ekonomi. Pasi këta janë patriotizmi i vërtetë. Kurse patriotizmat tjera janë vetëm një maskë e bukur, pas së cilës fshihet fytyrë e shëmtuar. Fokusohuni në këte problematikë edhe pse tani është shumë vonë. Lëreni fjalët e madha dhe filloni me punë qofshin edhe më të vogla. Një gram punë e vogël është më e mirë se miliona tona fjalë të mëdha e boshe, pasi mu ato fjalët na i lanë shtëpitë boshe.

A nuk pyesim veten se si të tjerët mundën të krijojnë jetë madje edhe për të huajt, kurse ne as për tanët! A nuk pyesim veten se ku qëndron defekti shoqëror që rezultoi me kaq dyndje sikur ajo e Hebrenjve tre mileniume më parë! Vetëm, mos të thirremi në legjitimitetin e popullit, i cili nuk e ka paramendua këtë tragjedi kolektive. Askush s’ka aq dashuri të madhe ndaj të zgjedhurve të vet, sa që tua dhuroj fëmijët e vet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button