fbpx

Angjushev nga Vjena: Deri në fund të janarit do t’i kalojmë të gjitha amandamentet e marrëveshjes me Greqinë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, i cili ndodhet në Vjenë për të zëvendësuar kryeministrin Zoran Zaev theksoi se takimi në Vjenë dëshmon angazhimin e fuqishëm të Austrisë për mbështetjen e saj në rrugën euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia në periudhën e fundit është e angazhuar për zhvillimin e lidhjeve me fqinjët tanë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje miqësore me Bullgarinë, në njëfarë mënyre tejkaluam mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë dhe jemi në fazën përfundimtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mendoj se do të jemi në gjendje t’i kalojmë përmes Parlamentit të gjitha amandamentet në Kushtetutë deri në fund të janarit”, deklaroi Angjushev, duke shtuar se shpreson që Parlamenti i Maqedonisë do të bashkojë forcat brenda për të tejkaluar këtë situatë dhe për t’i hapur rrugë integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Angjushev tha se vend stabil për vendet e vogla, si Maqedonia, do të thotë i integruar në një siguri më të mirë dhe sisteme evropiane.

Në këtë takim në Vjenë, do të diskutohen disa tema për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, përmes digjitalizimit për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button