Problemet me minierat – problem me besimin në shtetin

A do sakrifikohet në altarin e zhvillimit (lexo: profitit) i tërë një rajon dhe potencialet e tija për prodhim të ushqimit, përderisa shteti në mënyrë jo të bindshme do ta bind popullatën lokale se minierat nuk do t’ia rrënojë jetën?

Vetëm një orë e gjysmë vozitje nga kryeqyteti, në jug-lindjen e ngrohtë të Maqedonisë, peizazhet e zymta vjeshtore pa ndjerë i zëvendëson dielli i ngrohtë, plantacionet e rrushit, oranzheritë dhe fushat me kultura të hershme kopshtare. Në rajoni e Strumicës, ashtu si në rajonin e Dojranit-Vallandovës dhe të Gjevgjelisë, arrin pothuajse çdo gjë që mund të paramendoni se rritet në Maqedoni, domatet zakonisht janë më të shijshme, trangujt më të mëdhenj, specat – ai përbërës i ajvarit më të mirë – më të kuq, ndërsa feferonat më djegëse.

Por, vizita e rajonit të Maqedonisë jug-lindore, ku gjendet kjo parajsë bujqësore e Maqedonisë sjell njohuri dëshpëruese për atë se sa pjesë e vogël në mbijetesën ekonomike të popullatës vendase luan prodhimtaria bujqësore. Gjithnjë e më pak fshatarë do të shihni të strukur mbi rendimentin në fushat e tyre, duke gërmuar, duke errë, duke grumbulluar frutat e tyre. Të ballafaquar me problemet e shumta gjatë dekadave të blerjes dhe plasmanit të pasigurt të prodhimeve të veta, me çmimet e larta të karburantit dhe shpenzimet e tjera të prodhimtarisë, një pjesë e madhe e banorëve të këtij rajoni dikur dominant bujqësor ardhmërinë tanimë një kohë më të gjatë e kërkojnë në punësimin në sektorë të tjerë. Dhe gjithashtu edhe në mërgimin, atëherë kur atë nuk do ta arrijnë. Në dikur fshatrat e pasura rrafshinore të Strumicës sot vetëm me qeshje do t’ua mohojnë me dorë kur do t’i pyesni përse nuk i punojnë fushat, sikur kjo të jetë një çështje e absolvuar. Në rastin e tyre, shteti kurrë nuk e kryer pjesën e vet, e kjo është t’ju siguroj[ kushte stabile për mbijetesë dhe zhvillim të qëndrueshëm të bujqve nga motor potencial për prodhimin e ushqimit. Premtimet për ndihmë në plasmanin, fer çmime blerëse, naftë të gjelbër, beneficione për prodhuesit, subvencione të rritura janë në programet zgjedhore të të gjitha partive politike të cilat deri tani kanë kërkuar vota nga kjo popullatë, plor ndihma me decenie assesi të arrijë.

Minierat – zhvillim ose profit në llogari të ekologjisë

Në kushte të tilla “dikush është kujtuar në mënyrë të mençur” se Maqedonia jug-lindore, midis të tjerave shtrihet edhe në rezerva të pasura të lëndëve të para metalike, fakt i njohur shekuj me radhë dhe se xehetaria është përgjigje për të gjitha pengesat në zhvillimin e kësaj pjese të shtetit. Vetëm në vitin 2014shteti ka lëshuar 22 koncesione për hulumtim të pasurisë metalike të minierave në Maqedoni. Pjesa më e madhe e tyre gjendet pikërisht në jug-lindjen. Strategjia e qeverisë paraprake, ajo e VMRO-DPMNE-së, ishte hapje e sa më tepër minierave, pasi që ishte konstatuar se ka qenë “shtuar i investitorëve të jashtëm” dhe se kjo do ti rrisë të ardhurat ekonomike të shtetit dhe do të hap shumë vende të reja të punës. Me arsyetimin se është e nevojshëm “shfrytëzim i plotë i potencialeve të minierave të vendit she me atë hapje të vendeve të reja të punës”, rruga ishte e hapur me vendimin qeveritar në vitin 2012 për formimin e Entit gjeologjik, në vitin 2013 janë dhënë koncesione për hulumtime të detajuara gjeologjike për lëndë të para minerale në 50 lokacione. Ishte miratuar edhe Ligji për lëndë të para minerale, i përshtatur pikërisht sipas masës së investitorëve të huaj, e jo në interesin më të mirë të shtetit, ndërsa lobi i minierave mbante pozita kyç në Ministrinë e ambientit jetësor.

Sipas këtij ligji, Koncesionari i shtetit i paguan vetëm “2 përqind nga vlera e tregut e metalit përkatës, i cili është fituar nga lëndë r parë e eksploatuar ose koncentrati nga koncesionari”, por kjo e dhënë aspak të këndshme ministri i atëhershëm i ekonomisë Valon Saraçini e fshehu me sukses me narrativin “gjatë shpërndarjen e zhdëmtimit koncesionar, 78 përqind të mjeteve do të shkojnë në llogari të komunave, ndërsa 22 përqind në buxhetin shtetëror gjë e cila do të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë lokal dhe rajonal”. Ashtu, opinioni, e cila nuk i lexon në mënyrë të detajuar ligjet, nuk arriti të kuptojë se bëhet fjalë për 78-të (përkatësisht 22 përqind) nga tanimë 2 përqindët famoze nga profiti! Dhe se të tjerat 98 përqind të habitshme nga profiti i koncesionarëve shkon jo për zhvillimin e Maqedonisë, por edhe për “pallate të huaja të bardha”. Tekefundit, kapitalizëm është, do të thoni, a do të investojë investitori i huaj në Maqedoni sepse është e bukur?! Është normale se do të dojë profit! Problemi është, se vetëm bëhet fjalë për diçka që në kumtesën qeveritare nga qershori i vitit 2012 pagëzohet bukur “lëndë të para minerale si burime të përtëritshme natyrore” . Theksi gjithsesi është në atë – “të përtëritshme”.

Zgjimi nga “Ëndrra minatore”

“Idila minatore në paralajmërim” e Maqedonisë me investitorët e huaj të parët e ndërprenë qytetarët e Maqedonisë jug-lindore, ëndrrat e të cilëve për standard më të lartë dhe jetë më të mirë rranë në ujë pasi që më mirë i panë kufijtë koncesionare të minierave të ardhshme në vendin e vet. Dhe panë se koncesionet e ardhshme vetëm në vendin e tyre do të përfshijnë mbi 300 mijë kilometra katror të sipërfaqes, nga të cilat të themi, 30 km² i shkojnë minierës Kozhuf, 15 km² në minierën Ilovicë e kështu me radhë. Dhe se lokacionet e minierave janë në rajone me pyllëzim të dendur të malet në jug-lindje, ndërsa një pjesë e tyre edhe shumë afër vendeve të banuara. Disa si Kazandoll dhe Ilovicë – në vetëm disa qindra mijëra metra nga shtëpitë e tyre. Dhe nga tokat, bahçet dhe akumulimet e tyre për ujitje (Mantovë).

Nga ajo që e panë në planet për zhvillim të minierave në rajonin e tyre, shumicë së njerëzve ua ngriti flokët në kokën e tyre: miniera me mihje të hapura, asgjësim i madh i pyjeve, tokës, pluhur nga minimi përbrenda tokës, vende të materialit shterp me penda të larta, por edhe ajo që më së shumti i shqetësoi, përdorimi i acidit sulfurik dhe të cianidit në procesin e përpunimit të lëndës së parë të xehes, diçka që Ligji famoz ua lejon. Dhe u rikujtuan, për shembull, në katastrofat e mëdha të minierave si Baja Mare rumune e vitit 2000, kur mbi 100 tonë helm – cianid, u derdhën në lumenjtë të cilat gravitojnë drejtë Danubit, duke e helmuar tërë eko sistemin i cili nuk u shëndosh vite me radhë. Edhe në pendën e prishur të materialit shterp mbi qytezën Bento Rodrigez në Brazil, e cila u rrënua duke vrarë 17 njerëz dhe duke devastuar me baltë helmuese 650 kilometra katrorë.

Alarmin të cilin e ngritën aktivistët ekologjim të tubuar prapa iniciativave me parashenjë “shpëtim për….” rezultoi me tre referendume të suksesshme lokale – në Gjevgjeli, Dojran dhe Bogdancë (dhe tre të pasuksesshëm, kryesisht për shkak të presioneve dhe opstrukcioneve në nivel lokal – në Bosillovë, Novo Sellë, Vallandovë). Në ato qytetarët i porositën pushtetit: Jo për minierat! Pikërisht në krahët e pakënaqësisë të banorëve të jug-lindjes edhe arriti fitorja e bindshme në zgjedhjet lokale të Lidhjes socialdemokrate, lideri i së cilës, kryeministri Zoran Zaev në kohën para zgjedhjeve premtoi se do ti mbyll “minierat e vdekjes”, siç atëherë ishin pagëzuar nga pakënaqësia e popullatës së atij rajoni.

Çfarë është gjendja e tanishme me koncesionet për minierat e reja? Nga koncesionet e ndara në Maqedoninë Lindore, aktuale janë 12 koncesione për eksploatim të xehes. Rezistencë më të madhe të popullatës lokale kundër minierave të reja, për momentin ekziston kundër minierës Illovica, mihja e të cilit e hapur është vendosur në rrethinën e fshatrave Shtuka dhe Illovica, ndërsa penda e hidro-materialit të ardhshëm shterp do të jetë pothuajse 300 metra dhe ajo do të jetë vetëm në 500 metra nga shtëpitë e para.

Problemot so rudnicite problem so doverba vo drzavataBurim: Lugina e shëndoshë

Kush do ti blejë specat nga Illovica?

Por, që telashi të jetë më i madh, procesi teknologjik i paraparë në Illovicë nënkupton shpëlarje (pastrim) të xehes për nxjerrje të bakrit dhe arit me acid sulfurik dhe me cianid, dy helme të tmerrshme, që prodhimi anësor mandej të depozitohet në hidro deponinë e përmendur të materialeve shterpe. Pastërtia e ujërave nëntokësor, dhe atë edhe, dhe me atë ardhmëri të sigurt të banorëve të tërë luginës së Strumicës, përkundër studimeve të hartuara për ndikesën e ambientit jetësor, dokumentacionit të rregulluar projektues të koncesionarit dhe obligimi i deklaruar për monitorim të rregullt nga institucionet kompetente shtetërore, tani për tani askush nuk u garanton kategorikisht. Druajnë për vete për fëmijët e vet, druajnë për ardhmërinë. Premtimet rozë për qindra punësime të reja nuk mund t’ua shlyejnë dyshimet se helmet përmes tokës do të arrijnë në ujin e tyre të pijshëm, në prodhimet bujqësore të cilat ende i kultivojnë. Nuk do ta blejnë lakrën tonë, specin tonë, domaten, – thonë bujqit nga Shtuka, Illovica, Bosillova. Si të mos ju hidhërohemi kur edhe ne druajmë a do të hamë helme. Ose, siç thonë banorët më të moshuar të këtij rajoni: Të gjithë na dinë si prodhues të ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor. Minierat hapen dhe mbyllen pas disa decenieve të punës, ndërsa askush nuk tregon çka atëherë. A vlejnë viktimat tona për diçka që nuk ka ardhmëri

Nëse pyeten ithtarët e ekspansionit të minierave në Maqedoni, përgjigjen me siguri përgjigja është një – PO e madhe! Ata tanimë opinionit i thurin rrëfim për 3 miliardë astronomike zhdëmtimi të cilat Qeveria do të duhet tu paguajë koncesionarëve nëse Kuvendi i miratonte ndryshimet e propozuara të Ligjit famëkeq për lëndë të para minerare, me të cilat do tu kufizohej përdorimi pikërisht i acidit sulfurik dhe të cianidit në proceset teknologjike në minierat, që gjithsesi nuk është e saktë. Se nuk është e saktë edhe nga hapi i Euromaks Risoris, koncesionarit të Illovicës, i cili në mënyrë nominale hoqi dorë nga shfrytëzimi i cianidit në punën e vet vetëm për ta përmirësuar imazhin e vet në opinionin. Kjo do të thotë dy gjëra: e para, se presioni i opinionit ndihmon në vendosjen e praktikave më të mira dhe, e dyta, se profiti nga puna minerare për koncesionarë të huaj është tejet i madh, kur ashtu lehtë heqin dorë nga një pjesë e tij.

Rastësisht apo jo, kur duhej të votohet për ndryshime të këtij ligji me të cilin koncesionarëve të ardhshëm të minierave do tu kufizohej përdorimi i substancave helmuese në procesin teknologjik të minierave dhe do tu jepej shpresë të gjithë fqinjëve të tanishëm dhe të ardhshëm të minierave se nuk do tu lihen në mënyrë të lehtë në mëshirë të profitit, në sallën kuvendore befas u humb kuorumi dhe ato nuk u votuan. “Koalicioni i cianidit në vepër!”, brohoritën ekologjistët e Strumicës. “Në vend të përkrahjes të një ligji fisnik i cili e mbron ambientin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve, ndodhi një bojkot i heshtur”, akuzoi DOM (Përtëritja Demokratike e Maqedonisë – PDM). Dhe askush në shtet nuk u shqetësua…

Në rrethana të tilla, reale është pyetja: A do të sakrifikohet në altarin e zhvillimit (lexo: profitin) do të sakrifikohet tërë një rajon dhe potencialet e tij për prodhim të ushqimit, ndërsa shteti në mënyrë jo të bindshme do ta bind popullatën lokale se minierat nuk do t’ua asgjësojë jetën? Problemi me ekspansionin të minierave në Maqedoninë jug-lindore është në esencë çështje e mos-besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, të cilat deri tani, në vend që ti mbrojnë interesat e tyre dhe t’i mundojnë koncesionarët me kushte të rrepta për eksploatim të pasurisë së minierave dhe standarde të larta ekologjike, për atë janë mërzitur si për borën e vitit të kaluar. Frika se janë të lënë në mëshirën ose mos-mëshirën tani për tani është argumenti më serioz kundër hapjes së minierave të reja në Maqedoninë Lindore. A ka ndonjë trim që t’i ç’bind dhe nëse jo – përse nuk ka?

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button