Arsimi shqip, viktimë e “Qeveritarëve vizionar”

Fëmijët shqiptarë me 3 shtator 2012 e filluan vitin e rri akademik, kush në klasë të parë e kush në vit të parë por që të gjithë përballen me probleme të njejta. Thua vallë ç’fajë kanë bërë ato fëmijë që edukimin dhe personifikim e tyre si shkollarë e ekspert të ardhshëm të e marrin në kushte mizerje, me libra dhe lektyra që i quajnë ata “ ardhacakë “, me libra e figura që fyejnë të parët e tyre dhe lavdërojnë Shën Klimentat e Shën Ohridskat, me libra që për shembull marrin emra sllavësh e jo emra të pastër ilir! Çudi !!! Jetojmë në shekullin 21, jetojmë një dekadë pas luftës “çlirimtare “ dhe akoma jemi të “robëruar “ !!! Çudi! Kemi dy universitete, kemi disa qindra profesor e doktora e njëri nuk e pa të arsyeshme që të mendojë për gjeneratat e rreja?! Apo thua vallë nuk u krijohet hapsirë!!

Ç’pozitë ka zëvëndes ministri i arsimit në Qeveri?! Ç’kompetenca ka ai ministër?! Apo është figurë që  vetëm të lëvizë kokën dhe të thotë “ u kry shef, ashtu si të thuash ti do e bëjmë “ !?
Të jesh shqiptarë në FYROM, është më rrëndë se sa të jesh banor i Sirisë në ditët e sotshme, të paktën banorët sirian janë të vetëdijshëm që janë në gjendje lufte dhe janë të përgatitur për ç’do të keqe, ndërkaq në trevat e këtushme shqiptarët janë “ jetim “ dhe “ kurban i interesave të mëdhaja “.

Derisa kokat e ngritura të universit shqiptarë kërkojnë që të bëhet unifikimi i gjuhës, vocërrakët tanë ngelën jashtë abetares shqiptare, shkaku se z. Safet Neziri  “paska pritur” që Ministri sllav ose Gruevski të përpiqet e të kërkojë për fëmijët shqiptarë abetaren shqiptare.Nisur që nga zëvendësja e “ famshme “ Lindita Qazimi, vazhduar me Safet Nezirin si duket partia shqiptare nuk i kushton shumë rrëndësi arsimit, saqë në pozitë të tilla vëndon njerës jo adekuat, njerës pa kredibilitet moral dhe kombëtar, njerës që memsi dinë që të bëlbëzojnë në shqip e leje më të përballen me ministrin e me Qeverinë. 

Mizerja e arsimit shqip në këto treva vazhdon edhe në shtresat më të larta, në shkollë të mesme e deri në universitete shkaku i “ pelivanave dhe komandantëve të lagjeve “, shkaku i politikës ditore shqiptare që më të rrëndësishme e llogarit punësimin ose zgjedhjen e një individi sa për të ia bë qejfin se sa arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të ardhshme që do duhet që të e mbrojnë këtë komb në sferën shtetërore dhe ndërkombëtare… Ashtu si rrjedhin punët për NE shqiptarët e këtushëm pas disa viteve do vijë deri në asimilimin tonë, e kjo shkaku i mos vizionit të politikanëve dhe “ votuesve 50euro “ që shesin dinjitetin e tyre që Lindita e Safeti të zhvillojnë politikat arsimore për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Na premtuan liri e të drejta e na kthyet 20 vite prapa, na kthyet në kohë të komunizmit ku sguxohej që të përmendej prejardhja jonë ilire, sguxohej që të përmendej Shqipëria e flamuri, edhe JU “ qeveritarë vizionarë ” që thoni se jeni në aleancë me popullin shqiptarë po veproni sipas strategjive titiste dhe jugosllave… Kthehuni sa është më shpejtë drejt kombit dhe popullit të ngratë, mos shikoni tendera e para se kur do ktheheni do të jetë vonë, shumë vonë… 

Do ta përmbyll këtë vështrim me një thënie të të madhit tonë poet e shkrimtar Naim  Frashëri ”Dhe vetëm drita e diturisë përpara do na shpjerë”, kshuqë JU të nderuar shkollarë vazhdoni që edhe “ në mizerje “ të mësoni e edukoheni, dhashtë ZOTI që të këmi aq jetë sa të presim derisa të riteni JU dhe të rriktheni dinjitetin dhe krenarinë e shqiptarëve, e këta që ua shkatëruar rininë të i shpijeni në pjesën më të erët të historisë shqiptare, atje ku bënë pjesë Esat pashë Toptani e të tjerët .

Lajme të ngjashme

Back to top button