fbpx

Përmbytje në Bodrum, disa automjete përfunduan në det

Reshjet e dendura të shiut mbrëmë shkaktuan përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum, në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Ujërat e rrëmbyeshëm morën çdo gjë para vetes në rrugët nga qendra e Bodrumi ndërsa për përmasat e përmbytjeve më së miri flasin automjetet e përmbysura dhe të shkatërruara plotësisht. Disa automjete nga parkingu në bregdet përfunduan në det.

Ndërtesat rezidenciale dhe komerciale në qendër të qytetit janë përmbytur dhe rrugët u mbuluan me baltë dhe mbeturina, të cilat u shkaktuan nga përmbytjet.

Autoritetet filluan pastrimin e rrugëve dhe ndërtesave mëngjesin e sotëm.

Zjarrfikësit shpëtuan një burrë dhe një grua, automjeti i të cilëve përfundoi në det.

Agjencitë përgjegjëse pritet të përcaktojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e natës së fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button