Kuvend, “Trupi për Pajtim” përmes disa ligjeve do të propozojë amnisti të shkallëzuar

Amnistia e shkallëzuar ose falja do të përfshihet në ligjin ose në më shumë vendime ligjore që do t’i propozojë Trupi Kuvendor për Pajtim, thonë për PlusInfo anëtarë të trupit. Kah fundi i javës Trupi për Pajtim do t’i shpalos para opinionit vendimet me të cilat Kuvendit do të propozojë ligj ose ligje me të cilat do të duhet të amnistohen pjesëmarrësit në ngjarjen e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Punojmë në draft versionin. Propozimet e Trupit janë që të ketë amnisti jo të plotë, gjegjësisht në varësi të veprimeve që i kanë bërë pjesëmarrësit me 27 prill. Është e qartë se nuk do të ketë amnisti për të gjithë pjesëmarrësit e 27 prillit siç propozon VMRO-DPMNE. Nuk kemi precizuar se a do të ketë amnisti, falje… sepse mundet që të ketë një, dy ose tre ligje që do të mund të përfshihen ata persona. Është e rëndësishme që vendimet ligjore të mund të zbatohen në mënyrë të drejtë. Ligjet do të jenë në frymën e deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, gjegjësisht do t’i përfshijnë ata që nuk kanë qenë të dhunshëm dhe nuk kanë rrahur”, thotë neni i Trupit të Kuvendit.

Trupi për Pajtim do të takohet të enjten ose të premten kur pritet të jenë gati draft-propozimet e ligjeve.

Për propozimet e amnistisë është njoftuar edhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, por nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa Micevski për PlusInfo e ka demantuar se është konsultuar për ligjet për amnisti.

“Askush nuk është konsultuar me mua për asnjë ligj për amnisti. Nëse duan amnisti le ta përkrahin propozimin tonë që më 26 nëntor është në seancë plenare. Gjithçka tjetër është drejtësi selektive”, tha Micevski.

Kundër amnistisë për pjesëmarrësit e 27 prillit në Kuvend janë nga Partia e Aleancës për Shqiptarët.

“Kategorikisht jemi kundër amnistisë sepse ajo është përzierje e pushtetit në gjyqësi. Nëse ka falje, atëherë duhet të ketë falje edhe mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse ka raste të montuara gjyqësore nga të cilat shqiptarët e pafajshëm qëndrojnë në burg”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryeministri i Maqedonisë në intervistë për “360 shkallë” paralajmëroi amnisti të mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button