Në Rumani është gjetur një pikturë e vjedhur e Picasso

Në Rumani është gjetur një pikturë e vjedhur e Pikasos, njofton Kultplus

E vjedhur në vitin 2012-të në Roterdam, ajo është gjetur në Bukuresht.

Piktura “Cabeza de Arlequin” është vjedhur në vitin 2012-të, ndërsa u dënuan vjedhësit por piktura nuk u gjet kurrë. Në këtë vjedhje u zhdukën edhe disa piktura të Matisse, Monet dhe Lucien Freud.

Vlera e pikturës në fjalë konsiderohet të jetë rreth 800 mijë euro.

Pikturën, Pikaso e ka realizuar në vitin 1971, ndërsa ajo mendohej se ishte djegur bashkë me pikturat tjera për të zhdukur gjurmët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button