Rita Ora nesër do të lansojë këngën e re

Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, paralajmëron se nesër do të lansojë një këngë të re.

Gjithashtu, ajo ka zbuluar edhe emrin e këngës. Kënga e re titullohet “Cashmere” dhe sipas Orës, kjo këngë është pjesë e albumit të saj “Phoenix” të cilin do ta lansojë pas 5 ditësh, transmeton Koha.net.

27 vjeçarja, po ashtu, ka publikuar një audio-incizim të kësaj kënge të re në Instagram me mbishkrimin: “Vetëm edhe 5 ditë deri te lansimi i ‘Phoenix’-it. Kjo këngë quhet ‘Cashmere’ dhe do të lansohet nesër. E tëra çfarë duhet të bëni ju është të para-porositni albumin!! Kam pritur shumë gjatë për këtë. Më tregoni mendimet e juaja! Do të postoj më shumë pjesëza të këngëve gjatë gjithë javës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button