Macron në Gjermani: Evropa duhet të jetë më e pavarur

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se Evropa duhet të jetë më e pavarur nëse dëshiron që në të ardhmen të jetë ambicioze në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron në kuadër të vizitës së tij në Gjermani në ceremoninë e përkujtimit të atyre që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore tha se Evropa e sidomos Gjermania dhe Franca kanë një mision që të mos lejojnë zhytjen e botës në një kaos.

“Evropa duhet të jetë më e fuqishme dhe më e pavarur”, tha Macron, duke shtuar se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen dhe sigurinë e vet. Ai më tej vuri në dukje se nevojitet një hegjemoni më të madhe evropiane.

“Kjo luftë nuk u fitua, kjo luftë nuk u fitua asnjëherë”, tha ai, duke e ftuar Gjermaninë për të treguar përpjekje për të bërë Evropën më rezistente ndaj një periudhe të re nacionaliste.

Duke theksuar nevojën e luftimit të përbashkët kundër ndryshimeve klimatike, konflikteve tregtare dhe sfidave të tjera, Macron tha se këtë ia kanë borxh Evropës.

Macron theksoi se Gjermania ka mposhtur “djajtë e etur për gjak të nacionalizmit”, dhe shtoi se “Jam krenar që Franca ka luajtur rol në këtë ringjallje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button