Tonali: Preferoj të qëndroj në Itali

Talenti sensacional i Brescias, Sandro Tonali bëri një zbulesë të rëndësishme për të ardhmen e tij, duke thënë se do të preferonte qëndrimin në Itali.

Mesfushori i ri italian, i cili po njihet si ‘Andrea Pirlo i re’, sapo ka marrë thirrjen e parë të tij me ekipin e parë të Kombëtares Italiane në moshën 18 vjeçare, transmeton Telegrafi.

Kjo thirrje nga trajneri Roberto Mancini erdhi falë performancave të tij brilante në Serie B me Brescian dhe në ekipin kombëtar të Italisë U-21.

Ai ka qenë i lidhur me shumë klube të mëdha evropiane si Chelsea, Arsenalin dhe Manchester City.

Tonali duke marrë këshilla nga trajneri Roberto Mancini (Fotyo: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Por, interesimi më i madh ka ardhur nga skuadra italiane si Juventusi, Interi, Milani, Napoli dhe Roma, të cilat nuk duan ta lënë të ikin nga Serie A.

I këtij mendimi është edhe vet Tonali, i cili ka thënë gjatë intervistës së tij se do të preferonte të mbetej në Itali.

“Do të preferoja të qëndroja në Itali”, ka thënë Tonali për Rai Sport pas ndeshjes së Ligës së Kombeve me Portugalinë të shtunën mbrëma.

Kjo do të përjashtonte në mënyrë efektive opsionet e Ligës Premier, duke ngushtuar kështu luftën e ofertave të skuadrave nga Serie A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button