Gerasimovski: Regjistrimi i popullsisë nuk i shqyrton të drejtat e bashkësive

Përkatësia etnike, feja dhe gjuha amtare konsiderohen si karakteristika etnokulturore dhe nuk janë të detyrueshme në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë. Enti i Statistikës, i cili ka filluar me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020 dhe ekspertët i pranojnë rekomandimet e tilla ndërkombëtare. Për të shmangur politizimin si në vitin 2011, nuk do të ketë dyshim për përkatësinë etnike, e cila nuk është bazë për planifikimin e statistikave, kështu thotë Donço Gerasimovski, i cili personalisht ka marrë pjesë në realizimin e pesë regjistrimeve, transmeton Portalb.mk.

Profesori i Universitetit të Tetovës, Mersim Maksuti, dyshon se sërish po bëhet politizim dhe rrethanat specifike në vendin tonë nuk merren parasysh.

Nga Zyra e Entit të Statistikave sigurojnë se të drejtat e bashkësive etnike të fituara në bazë të përfaqësimit nuk janë fare në rrezik. Për Gerasimovskin, më e rëndësishme është respektimi i rekomandimeve, me të cilat një person mund të regjistrohet vetëm një herë. Kjo është arsyeja pse njerëzit që jetojnë këtu më shumë se një vit do të anketohen. Ata që janë jashtë vendit mbi 12 muaj do të gjejnë veten në regjistrimet e vendeve të tjera.

Herën e fundit Maqedonia ka bërë regjistrim në vitin 2002, megjithëse Kombet e Bashkuara sugjerojnë që operacione të tilla të bëhen një herë në 10 vjet. Drafti i ligjit të ri për regjistrimin e popullsisë 2020 pritet nesër, dhe Kuvendi duhet ta miratojë atë deri në shkurt, dhe më pas, në prill, do të ketë regjistrim provues në 8 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button