Receta më e thjeshtë e kekut me kakao

Përbërësit për tavë me diametër 22/24 cm:

200g miell orizi

● 2 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)

● 200g sheqer

● 50g kakao e hidhur

● 160ml ujë i valuar

● 80ml vaj luledielli

● 1 portokall bio (lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur)

● 10g sodë për ëmbëlsira

● një majë thike kripë

PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180° C

1 Në një tas hedhim ujin e valuar dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë që të mos na krijohen kokrra. E lëmë mënjanë të ftohet plotësisht, transmeton Lajmi.net.

2 Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin me rrahësin e vezëve me dorë derisa të bëhen si shkumë, shtojmë pjesë-pjesë vajin, kripën dhe ujin e nxehtë me kakaon, lëkurën e portokallit dhe lëngun e tij. Hedhim me sitë miellin e orizit dhe sodën. Përziejmë tani me spatula dhe e lëmë mënjanë.

3 Rrahim të bardhat e vezëve me rrahësin elektrik deri sa të bëhen marengë dhe më pas i shtojmë te brumi pjesë-pjesë duke i përzier me spatul me lëvizje nga poshtë lart. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve, ajo të dalë e pastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button