Nuset në Rumani, i ‘rrëmbejnë’ në ditën e dasmës

Nuse që rrëmbehen nga persona të maskuar, merren në limuzinë dhe negociohet për kthimin e tyre te dhëndrri nëpërmjet celularit.

Kjo gjë ndodh në Rumani, një traditë që kohët e fundit po e ndjekin pothuajse të gjithë. Nusja “rrëmbehet” nga miqtë e saj dhe dërgohet në një vend turistik ku mbahet peng.

Më pas, miqtë bisedojnë me dhëndrrin në telefon për të vendosur “çmimin” për kthimin e saj.
Rrëmbime të tilla janë të zakonshme në dasmat e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa në Rumani ky zakon ndiqet nga të gjithë vetëm gjatë viteve të fundit. Vendi ku pengmarrësit e dërgojnë nusen në përgjithësi është Harku i Triumfit të Bukureshtit.

Të shtunën e kaluar rreth 20 nuse u “mbajtën peng” në vendin e ndërtuar në vitin 1922 për të nderuar ushtarët rumunë që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore dhe për të festuar bashkimin e Transilvanisë me pjesën tjetër të Rumanisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button