Gazetari Xvezdan Georgievski është zgjedhur u.d kryetar i Sindikatit Gazetarëve

Gazetari Xvezdan Georgievski do të jetë u.d kryetar i Sindikatit të Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorive Mediale deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Në mbledhjen e sotme të Sindikatit, është zgjedhur edhe udhëheqësia e re, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhja e u.d kryetarit erdhi për shkak asaj se nuk kishte kandidat për kryetar, ndërsa udhëheqësinë e ka ndërmarrë Bordi Ekzekutiv”, tha Tamara Çausidis, e cila në këtë funksion ishte në tetë vitet e kaluara.

U.d kryetari Georgiavski potencoi se “Sindikati i Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediale është mjet i rëndësishëm jo vetëm në arritjen e të drejtave gazetareske që dalin nga  marrëdhënia e punës dhe në rritjen e statusit social të gazetarëve, por në arritjen e idealit gazetaresk – lirinë e fjalës. Pa kushte ekonomike dhe sociale, nuk ka as gazetari të lirë”, tha ai.

Në Kuvend janë zgjedhur dhe emëruar edhe anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv, Bordit Mbikëqyrës dhe anëtarë të Komisionit Statutor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button