Gallowey: Qeveria duhet të bëjë më shumë për zbatimin e reformave

Duhet të shohim më shumë përkushtim dhe punë në reformat në gjykatë dhe luftën kundër korrupsionit, tha ambasadorja britanike në Maqedoni, Rachel Gallowey në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ajo gjithashtu tha se opozita duhet të vazhdojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell Portalb.mk.

“Marrëveshja ishte një vendim i guximshëm i kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras, në tentimin që të mënjanojnë problemet mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe ti ndihmojnë Maqedonisë që të ecë para drejt aspiratave euroatlantike. Perëndimi dhe vendet evropiane duan që Maqedonia te jetë stabile dhe të ketë prosperitet për qytetarët e saj, dhe gjithashtu edhe Ballkani Perëndimor të jetë më stabil”, tha Gallowey.

Ajo gjithashtu foli edhe për akuzat që kohë më parë Britania i drejtoi Rusisë, për sulm ndaj ish spiunit rus Sergej Skripall, duke thënë se këtë rast Mbretëria e Bashkuar e cilëson si shumë serioz.

“E rëndësishme është që vendet që janë pjesë e sistemit ndërkombëtarë të themeluar në rregulla të ndjekin të njëjtat. Nëse shtetet nuk i përmbahen rregullave, atëherë duhet të ketë masa të duhura,  bilaterale apo nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, BE-së apo institucioneve tjera. Sa i përket Maqedonisë, qëndrimi jonë është që Maqedonia është shtet sovran, qeveria deri më tani ka dëshmuar se do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Qytetarët e Maqedonisë vazhdimisht thonë qe duanë të jenë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Ky është procesi dhe rruga për të cilën ne e përkrahim Maqedoninë”, tha Gallowey.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button