Sot në Shkup u organizua marshim për nder të ditës ndërkombëtare të tolerancës

Me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës, e cila festohet më 16 nëntor, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut organizoi Marshin e 10-të të tolerancës, që u mbajt sot, më 18 nëntor 2018, duke filluar nga ora 12:00. Rruga e marshimit filloi nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, rruga Maqedonia, përpara Universitetit të UEJL në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

“Ne u dërgojmë një mesazh të qartë të gjitha institucioneve në Republikën e Maqedonisë që të përkushtohen seriozisht në përmirësimin e mekanizmave për sanksionimin e krimeve të urrejtjes që janë gjithnjë e më të pranishme në shoqërinë tonë. Krimet e urrejtjes nuk kanë efekt në rastet e izoluara. Përkundrazi, ata shpesh kanë potencialin për të nisur incidente të reja, për të hapur një spirale më të gjerë të dhunës dhe madje të kulmojnë në pikat e pasojave të pallogaritshme. Ata kontribuojnë në ndërtimin e një atmosfere në të cilën sjellja e dhunshme është e zakonshme, e pranueshme dhe e miratuar”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Sipas shoqatave, ka shqetësim sidomos në lidhje me ndikimin mbi të rinjtë, sepse ata transmetojnë modele të dëmshme të sjelljes nga brezi në brez.

“Shqetësuese është  dhe mosndëshkimi i vazhdueshëm i fjalëve dhe të veprave të urrejtjes që duhet të ndalet. Sidomos gjuha e urrejtjes është e pranishme në rrjetet sociale pa mundësinë që ajo të sanksionohet dhe të hiqet”, thonë nga Komiteti Helsinishki

Zhvillimet politike dhe sociale në dekadat e fundit kanë krijuar një kontekst në të cilin shumë shpesh shëndrohet në përdorimin e formave të ndryshme të dhunës, konteksti në të cilin urrejtja vazhdimisht shkatërron kohezionin brishtë social në vendin tonë.

Dita e tolerancës në vitin 2018 është e përkushtuar pikërisht për luftën kundër krimeve të urrejtjes, që po bëhet jeta jonë e përditshme.

Komiteti i Helsinkit kërkon që institucionet në Republikën e Maqedonisë “të angazhohen seriozisht në promovimin e mekanizmave të sanksionimit e dhunës së urrejtjes që janë gjithnjë e më të pranishme në shoqërinë tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button