fbpx

Ecuria e jashtëzakonshme e Kosovës, më shumë se 1 vit pa humbje

Kosova është një nga Kombëtaret më në formë në vitin e fundit.

“Dardanët”, nën udhëheqjen e Bernard Challandes, kanë impresionuar me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme.

Në Ligën e Kombeve, ata aktualisht pozicionohen në vendin e parë të grupit të 3-të, në Ligën D, me 11 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve, transmeton Lajmi.net.

Në këto pesë ndeshje, skuadra kosovare ka realizuar plotë 11-herë dhe ka pësuar vetëm dy gola, duke shënuar përmirësim të dukshëm në fazën defanzive, por edhe ne atë të sulmit.

“Dardanët” nuk kanë humbur asnjë ndeshje që nga 9 shtatori i vitit 2017, kur pësonin 2:0 nga Islanda.

Kësisoj, ata kanë ngritur në nëntë, serinë e ndeshjeve pa humbje.

Kosova do të mjaftohet me një pikë në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, pikë kjo që do të ishte e “artë” pasi do ta dërgonte Kosovën në fazën “play off” të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen vendimtare Kosova e luan të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për të cilën ndeshje janë shitur të gjitha biletat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button