Challandes i lumtur për fitoren, finalja ndaj Azerbajxhanit

Kosova shënoi fitore me rezultat prej 0-5 me golat e shënuara nga Muriqi, Kololli, dy herë Avdijaj dhe njëherë shënoi Rashica

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren e thellë ndaj Maltës në udhëtim.

Kosova shënoi fitore me rezultat prej 0-5 me golat e shënuara nga Muriqi, Kololli, dy herë Avdijaj dhe njëherë shënoi Rashica, transmeton Koha.net.

“Jam i lumtur për fitoren. Malta luajti mirë dhe në pjesën e parë shënuam vetëm njëherë, por ishim më të koncentruar se në ndeshjen në Prishtinë”, ka thënë ai. “Pas golit të dytë e patëm më të lehtë, dhe ishte e rëndësishme që shënuam pesë gola duke mos shpërdoruar rastet si në ndeshjet e kaluara”.

Dhe ashtu si për Herolind Shalën e Milot Rashicën, edhe për Challandes sfida e ardhshme ndaj Azerbajxhanit është si një finale.

“E dija qysh në fillimin se finalja do të ishte ndaj Azerbajxhanit. Ka një ekip të fortë me disa lojtarë shumë të mirë. Azerbajxhani ende e ka ëndrrën gjallë dhe mund të rrezikojë. Do të jetë shumë interesante ndeshja në Prishtinë”, ka thënë ai.

Kosova e pret të martën në Prishtinë kombëtaren e Azerbajxhanit për të zgjidhur dilemën e liderit në Grupin 3 të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button