Në Gostivar, do të mbahet Panairi i Librit 2018

Më 26, 27 dhe 28 nëntor në Palestrën sportive “Rinia” në Gostivar do të mbahet Panairi i librit “Gostivari 2018”. Panairin e organizon Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë – Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Në këtë panair do të prezantohen rreth 14 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe Shqipëria, me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike, letërsi profesionale, shkencore dhe beletristike, lektyra, enciklopedi dhe vepra nga sfera e kulturës dhe artit, të destinuar për të gjitha grupmoshat.

E veçanta e këtij panairi është se në suaza të tij do të organizohet edhe ekspozitë me vepra artistike të punuara nga fëmijët e që do t’u dhurohen shtëpive botuese pjesëmarrëse, event muzikor për të rinj, si dhe mbrëmje me muzikë klasike.

Nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë presin që këtë panair ta vizitojnë jo vetëm qytetarët e komunës së Gostivarit, por edhe nga komunat tjera shqiptare prej Kumanove deri në Strugë.

Me një solemnitet rasti, Panairit do të hapet  më 26 nëntor (e hënë) në ora 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button