Kosova si një “Burg Gjigand”

Të burgosurit këtu mund të ushqehen lirisht, të bëjnë gjumin lirisht, të zgjohen kur të duan, të punojnë, të shkollohen, të martohen, të lëvizin brenda burgut, ata mund të flasin,  të bashkëpunojnë, të shkruajnë, të lexojnë, të këndojnë, të vallëzojnë e shume e shume liri të tjera.

Kosova ka filluar të më jep përshtypjen e një “Burgu gjigand”. Prit, ndoshta kjo fjala burg gjigand tingëllon keq, por kemi arritur ta krijojmë burg bashkëkohor. Them kështu, sepse ky burg ka përmasa gjiganteske, numri i të burgosurve është tejet i madh, pastaj liritë që gëzojnë të burgosurit janë të shumta që vështirë të hasen në burgjet tjera, pastaj këtu ka edhe një far barazie, nuk ka dallime të grupmoshave, gjinive e ndarje të tjera këtu janë të gjithë në një vend. Liritë që gëzojnë të burgosurit janë të shumta siç e ceka edhe lartë. Të burgosurit këtu mund të ushqehen lirisht, të bëjnë gjumin lirisht, të zgjohen kur të duan, të punojnë, të shkollohen, të martohen, të lëvizin brenda burgut, ata mund të flasin,  të bashkëpunojnë, të shkruajnë, të lexojnë, të këndojnë, të vallëzojnë e shume e shume liri të tjera. E sheh kjo është një gjë mjaftë e mirë apo jo?!.

Një ndër të këqijat e këtij burgu është që të burgosurit nuk mund të dalin të qetë prej tij, vetëm të arratisur nëpër egërsitë e terrenit që e rrethon. Edhe pse të burgosurit kanë shumë liri sërish drejtorët e burgut janë të padrejtë me ta. Aty ka shumë të burgosur që punojnë shumë e fitojnë pak. Aty ka shume student që përfundojnë studimet me shumë vështirësi e sakrificë dhe në fund pas diplomimit  e kanë të vështirë të gjejnë punë ose të pamundur. Kështu ata nuk e marrin atë që e meritojnë. A nuk është kjo padrejtësi ?.

Drejtorët e burgut familjet e tyre, të afërmit e tyre e një rreth bukur i gjerë i tyre kan shumëçka, ndërsa të tjerët pak ose fare.

Në këtë burg janë instaluar mjaftë viruse që të burgosurit nuk e meritojnë.

Lidhjet familjare, lidhjet partiake, ryshfeti janë faktorët më të rëndësishëm për punësim në sektorin publik. Korrupsioni këtu është shkatërrimtar, mashtrimi virus tjetër i përhapur, dhënia përparësi antivlerave, mos funksionimi i drejtësisë dhe ndikimi i politikës në të, e shumë e shumë viruse të tjera që thuajse janë bëre të paluftueshëm. Të burgosurit janë në pritje të momentit për të dal nga aty. Për këtë gjendje dhe këto rrethana në këtë burg nuk është vetëm  një meritorë i krijimit, kësaj radhe gara është zhvilluar në formë ekipore, prandaj ka shumë meritor për gjendjen e krijuar. Këta meritorë si duket po tregohen shumë të sjellshme me njeri-tjetrin, askush nuk pranon ta marr medaljen e art për vete.

Por, unë jam tejet i bindur se kjo medalje nuk do mbetet gjithmonë pa pronar. Dikush ka për tu stolisur më këtë medalje, dikush ka për të duartrokitur për këta meritor dhe dikush ka për tu gëzuar për stolisjen e këtyre meritorëve. Dita dhe data e ndarjes së çmimeve ende nuk është e ditur është ende e panjohur, por nuk do mbetet gjithmonë e tille. Ajo ka për tu shpallur një ditë dhe rrini me shpresën së ajo ditë dhe datë ka për të na ofruar një spektakël të vërtetë. Shpresoj që të mos vonohet, sepse durimi i jonë i madh është gati për tu sosur. Dielli do lind edhe për ne dhe do na shpërblej për ditët e humbura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button