ACTION SEE: Analizë për përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë për Kuvendin

Analiza e fundit për punën në Kuvend, e bërë në suaza të matjes së dytë përmes projektit ACTION SEE, sot (14.11.2018) është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Analiza është dërguar deri te kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit, si dhe deri te koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvend, në adresat e tyre elektronike të publikuara në ueb-faqen e parlamentit.

Ky projekt krahasohet me rajonin në Ballkanin Perëndimor dhe monton institucionet e qeverisë ekzekutuese, lokale, gjyqësore dhe Kuvendet në rajon.

Janë adresuar edhe Këshilli kombëtar për eurointegrime, si dhe Këshilli Buxhetor, me qëllim që të mund të tregohen vërejtjet në Analizë të cilat dalim prej mos përmbushjes së detyrimeve të raportit të Pribesë, si dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe rregullave të BE-së në raport me publikimin e buxhetit qytetar- i njëjti akoma nuk është publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, edhe pse këtë praktik e ka filluar Qeveria dhe disa ministri.

Analiza ka të bëj me shkallën e sinqeritetit, llogaridhënies dhe transparencës së punës së Kuvendit në rajon dhe në RM. Në këtë mënyrë vlerësojmë se do të nxisim edhe debat dhe diskutim, me qëllim të pjesëmarrjes qytetare dhe shfrytëzimin e veglave për komunikim me deputetët dhe marrja e përgjegjësive online. Kjo është një prej vërejtjeve në Analizë ku është theksuar se:

Rritja e përmbushjes së indikatorëve për interaksion të Kuvendit me qytetarët prej 61% në 64% nuk është e dukshme, për shkak se propozimet mbeten të pa ndryshuara. Kuvendi duhet të bëj më shumë në suaza të organizimit dhe përsosjen e komunikimeve përmes veglave në dispozicion, kjo duhet t’i nxis deputetët shumë më tepër të shfrytëzojnë vegla dhe të promovohen në mesin e qytetarëve. Mbetet vërejtja prej hulumtimit të vitit 2017 se Kuvendi në RM duhet të punojë në përmirësimi e transparencës së trupave punuese (komisione), me atë që do të publikohej prania e deputetëve në sesione, stenograme dhe video regjistrime, si dhe mënyra e votimit të deputetëve në trupat punues. Sipas praktikës së tanishme publikohen përfundime dhe propozim amendamente, ndërsa video regjistrime (të cilët emetohen edhe me vonesën e disa ditëve dhe pa informacione të cilët do të publikohen në seanca të caktuara) dhe përkrah asaj se emetohen në TV kanalin kombëtar të Kuvendit, nuk publikohen në ueb-faqen e Kuvendit. Organizatat qytetare tregojnë se nuk publikohen regjistrimet e seancave të trupave punues, përderisa struktura e regjistrimeve është jo e barabartë dhe në praktik nuk i ndjek dispozitat e Rregullores. Nga ana e kualitetit të përgatitjes së regjistrimeve vërehet progres, por vetëm në punën e një numri të vogël komisionesh. 

Në këtë mënyrë shpresojmë se drejtpërdrejtë do të kontribuojmë në zhvillimin e matjes së re, e cila do të realizohet në periudhën prej dhjetorit të vitit 2018 deri në mars të vitit 2019.

Analiza do të dorëzohet edhe në versionin e shtypur deri te të adresuarit në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button