fbpx

Kosova “shkeli” Maltën, mbetet në krye të grupit

Kosova ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve, për ta mbajtur kreun e tabelës në Grupin 3.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 0-5, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15 pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më efikase, duke shënuar katër herë.

Në minutën e 70 Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin kundërshtar.

Për dy minuta shënoi dy herë Donis Avdijaj, pas asistimit nga Muriqi e Rashica. E ky i fundit shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 80, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Në Grupin 3 Kosova është lider me 11 pikë, kurse Malta në vendin e fundit ka 2 pikë.

Në të njëjtin grup ka shënuar fitore edhe rivali direkt i Kosovës për vendin e parë Azerbajxhani.

Azerët e mposhtën në shtëpi Ishujt Faroe me rezultat prej 2-0.

Golat e këtij takimi i shënuan Nazarov e Madatov.

Kosova e pret të martën, më 20 nëntor, në Prishtinë kombëtaren e Azerbajxhanit për ta mbyllur dilemën e liderit në Grupin 3 të Ligës D.

19:45 – Rashica supergol ndaj Maltës

Milot Rashica ka shënuar golin e pestë të Kosovës ndaj Maltës në minutën e 86.

Ai shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.

19:35 – Avdijaj dy gola të shpejtë, Kosova e pandalshme

Kosova ka shënuar edhe dy gola të shpejtë ndaj Maltës për ta çuar epërsinë në 0-4.

Ishte Donis Avdijaj që shënoi dy gola brenda dy minutave, 78 dhe 80, transmeton Koha.net.

Për golin e tij të parë asistoi Muriqi, derisa në të dytin Rashica.

Dy golat e tjerë i shënuan Muriqi e Kololli.

19:30 – Kosova dyfishon epërsinë, shënon Kololli

Kosova ka shënuar edhe një gol në udhëtim te Malta, duke çuar rezultatin në 0-2.

Ishte Benjamin Kololli që shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 70.

Golin e parë e kishte shënuar Vedat Muriqi.

18:50 – Kosova me epërsi mbyll pjesën e parë ndaj Maltës

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Maltës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kosova është në epërsi prej 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi pas asistimit nga Rashica në minutën e 15.

18:20 – Muriqi i jep epërsinë Kosovës ndaj Maltës

Kosova e ka nisur për mrekulli takimin e sotëm ndaj Maltës.

Sulmuesi Vedat Muriqi i dha epërsinë Kosovës duke shënuar në minutën e 15 pas asistimit nga Rashica, i cili rrëmbeu topin pas një gabimi në mbrojtjen e kundërshtarit.

Muriqi me lehtësi nga afërsia dërgoi topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button