Suspendohen pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës, (IPK), përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Departamenti i Hetimeve ka zhvilluar hetime ndaj pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës pas raportimeve për keqtrajtimin e një personi të komunitetit LGBTI, që fillimisht u publikua si video në portalin “Kallxo.com”.

Pas vlerësimit se këta zyrtarë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, u suspenduan nga Policia e Kosovës deri në përfundimin e plotë të hetimit, transmeton REL.

“Hetimet kanë filluar dje sipas detyrës zyrtare (ex officio) lidhur me dyshimin se zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara””.

“Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (16.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) deri në përfundim të këtij hetimi”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button