Ministria e Shëndetësisë siguroi 12 autoambulanca te reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka blerë 12 automjete për ndihmën e shpejtë të cilat do të ndahen në gjithë vendin.

Me këtë furnizim, kapacitetet e ndihmës së shpejtë në Shkup do të dyfishohen , ku  6 automjeteve të deritanishme do të ju shtohen edhe 6 të reja. Me këtë sasi ndihma e shpejtë e kryeqytetit do të ju afrohet kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila parasheh nga një auto ambulantë për 50 mijë banorë.

Ministri Venko Filipçe tha se me procedurën e furnizimit janë kursyer edhe para të cilat do të destinohen për qëllime tjera në pajisjet për spitalet e vendit.

“Me procedurën e hapur dhe transparente kemi bërë kursime të mjaftueshme ku në buxhetin e përgjithshëm prej 500.000 euro kemi kursyer deri në 200.00 euro. Ata do t’i shfrytëzojmë për ndonjë qëllim tjetër si për furnizimin me gypat e rentgenit, diçka që u imponua si urgjencë ditëve të fundit kur disa qytete në vend mbetën pa aparate për tomografi kompjuterike”, tha Filipçe.

LEXO: Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen

LEXO: Ministria parasheh ndërrim të autoambulancave varësisht kilometrazhës, automekanikët thonë që kjo nuk është zgjidhje e mirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button