Rregullat evropiane për termocentrale me qymyr në Maqedoni do të shpëtojnë  580 jetë në vit

Rreth 580 jetë në vit do të shpëtoheshin nëse termocentralet e qymyrit do të arrinin nivelin e ndotjes së ajrit deri në atë të nënshkruar me atë të nënshkruar me direktivat evropiane për industri, tregon raporti ‘Përmirësimi i shëndetit nëpërmjet përmirësimit të kualitetit të ajrit në Ballkanin Perëndimor’, i Aleancës për shëndet dhe mjedis jetësor (HEAL) nga Brukseli, Belgjikë, rrjet ky i cili ka  mbi 70 organizata, dhe është OJQ  udhëheqëse në BE për mjedisin jetësor dhe ndikimin mbi shëndetin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Nga një janari 2018, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që të zvogëlojnë djegiet dhe të përshtaten me ligjet ndërkombëtare në pajtueshmëri më ato të Bashkimit Evropian. Procesi rrjedh nga rregullat e Shoqërisë energjetike, që kërkojnë që termocentralet e qymyrit të cilat për momentin funksionojnë në Ballkanin Perëndimor, të ulin djegien e tyre”, thonë nga kjo Aleancë në raportin e tyre.

Studimi kap 16 termocentrale të qymyrit me instalim me fuqi më të madhe se 50 MË në rajon, mes të cilave është edhe ajo  Manastiri 1,2 dhe 3, si dhe Osllomej.

Sipas llogarive të Aleancës, puna e këtyre katër blloqeve, Maqedonisë në vit i kushton mes 264 dhe 720 milion euro për shpenzime shëndetësore, kurse me arritjen e standardeve për ndotje të nënshkruar me Direktivën e BE-së për industri, ky shpenzim do të ulej në 22 deri 61 milion euro.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button