Prokuroria Publike jep sqarim për publikun lidhur me masat e paraburgimit për rastin ‘Titanik’

Prokuroria Publike ka dhënë sqarime lidhur me Vendimet e këshillit penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1, me anë të të cilit u shqiptuan masat për paraburgim të të akuzuarve Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të rastit tani më të njohur për publikun si ‘Titanik’, sqarojmë publikun se rreziku për arratisjen e personave të akuzuar është konstatuar nga ana e këshillit penal, me vendime të sjella qysh më 2 korrik 2017, kur të akuzuarve iu shqiptua masa për marrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe që të njejtët të paraqiten secilën të premte në gjykatë. Në propozimin e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe që burojnë nga materiali i përgjimeve të paligjshme, Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, duke pasur parasysh njohuritë se të akuzuarit planifikonin arratisjen, si dhe rrethanat që tregojnë këtë, konstatohet se qëllimi i masave për sigurimin e prezencës së të dy të akuzuarve gjatë kësaj procedure nuk mund arrihen me masat e caktuara kohë më parë, dhe për këtë arsye është shqiptuar masa për paraburgim për dy personat, si masë e patjetërsueshme për mos arratisjen e tyre”, thuhet në sqarimin e prokurorisë.

LEXO: Maqedoni, janë paraburgosur ish-ministri Janakieski dhe ish-sekretari Kiril Bozhinovski

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button