Agjencia bullgare: Gruevski e ka lëshuar Hungarinë

Sipas agjencisë së mediave bullgare “Fokus”, ish kryeministri i Maqedonisë, i cili mendohej që ende është në Hungari, ka ndërruar vendodhjen, transmeton Portalb.mk

Për gazetën, informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë.

LEXO: Zaev thotë se do të kërkojë pëgjegjësi prej vetes dhe se Gruevski do të kthehet
LEXO: Për arratisjen e Nikolla Gruevskit shkroi edhe gazeta botërore “The Guardian”

Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

MPB-ja e Maqedonisë heshtë

Për dallim nga Policia e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Policia e Maqedonisë ende heton dhe hesht. Që të dy shtetet u deklaruan për hyrje – dalje të Nikolla Gruevskit, dhe kjo ka shkaktuar që të ketë spekulime në mediat e Maqedonisë. Është kompletuar dokumentacion voluminoz me mbi 400 faqe që do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë së Hungarisë për ta ekstraduar Gruevskin.

Ndryshe, sot bëhen pesë ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

LEXO: Cili është reagimi i Beogradit zyrtar për rastin e të ikurit Gruevski?
LEXO: Kryeministri hungarez më në fund ka thyer heshtjen për ikjen e Gruevskit
LEXO: Arratisjen e Nikolla Gruevskit e komentoi edhe eurokomisari Johanes Han
LEXO: Zaev në dyshime: Ndoshta Gruevski është kidnapuar
LEXO: Kocijaçiç: Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përzihet në rastin e Nikolla Gruevskit
LEXO: Gruevski nga Mali i Zi, ka kaluar në Serbi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button