Dritat e Pemës në Tiranë u ndezën më herët se çdo vit, qëllimi i mirë (VIDEO)

Tirana ndodhet zyrtarisht në festë dhe këtë vit, më herët se zakonisht. Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit dritat e festave janë ndezur një muaj më parë.

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, festat janë një moment fantastik për qytetin dhe banorët për të qenë më solidarë me njerëzit në nevojë. “Unë jam i bindur që ashtu siç e bëmë vjet, që e gjithë stina e festave ishte një stinë solidariteti për të ndihmuar të moshuarit, për të ndihmuar ata që janë në qendrat sociale. Jam i bindur që Tirana këtë vit do jetë akoma më solidare”.

Veliaj nuk la pa përmendur edhe protestën e banorëve të zonës së Unazës së Re: “Unë e di që sa herë që bëhet punë në Tiranë, ndodh ndonjë sherr vogël, digjet ndonjë gomë, hidhet ndonjë flake. Dua të falënderoj të gjithë policët e Policisë Bashkiake që edhe kur ka dhunë, sillen me qytetari. Dua t’i garantoj qytetarët e Tiranës, qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin. Premtimi im për ju është që edhe në këtë sfidë dhe në çdo sfidë tjetër që do të na vijë, ne do të shikojmë interesin e shumicës, interesin e së drejtës, interesin e modernizimin dhe interesin e qytetit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button