Brazil, një grua martohet me dy burra njëkohësisht

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e karnavaleve, Rio de Janeiro, ku një notere me emrin Claudia Domingues (në foto) ka kurorëzuar martesën e parë mes tre personave.

Personazhet e kësaj martese aspak të zakonshme janë dy meshkuj dhe një grua, të cilët ishin në të njëjtën kohë në një lidhje intime.

Por, edhe pse në Brazil poligamia nuk është e lejuar, pengesa është anashkaluar duke e konsideruar bashkimin si një formë e re të familjes në një shoqëri që është në ndryshim e sipër.

“Unë nuk kam shpikur ndonjë gjë të re, por unë e di që kjo dispozitë ligjore ekziston. Dhe në fakt, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të parandaluar një martesë mes tre personave”,  ka argumentuar notarja, transmeton BalkanWeb.

Ndërkaq, kanë nisur të përhapen komente të shumta rreth kësaj martese, që cilësohet aspak e zakontë, ndërsa ata që e mbajnë veten për përparimtarë, e kanë përshëndetur noteren për vendimin e marrë, duke thënë se ajo në këtë rast nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka mbrojtur lirinë personale.

Lajme të ngjashme

Back to top button