Lideri i opozitës greke: Çështjet që janë votuar në Shkup, janë më të këqija se sa teksti fillestar

Miratimi i katër amendamenteve kushtetuese në Komisionin për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, sipas liderit të opozitës greke, Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, janë çështje më të këqija se sa teksti fillestar i Marrëveshjes së Prespës, prandaj ai tha se partia e tij nuk ka ndërruar qëndrim, transmeton Portalb.mk

“Ato punë që tashmë janë votuar në Shkup, janë më të këqija se sa teksti fillestar i nënshkruar ndërmjet Ciprasit dhe Zaevit, të cilat u pranuan nga zotëri Koxiasi. Shkurt, Marrëveshja e Prespës nuk e zgjidh problemin, por e intensifikon, nuk e arkivon, por e mban”, tha Micotakis.

Micotakis prej Selanikut edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin: “Edhe njëherë të ju them, marrëveshja e Prespës është marrëveshje e keqe. Demokracia e Re nuk do ta mbështesë as në përbërjen e tanishme të parlamentit, as në të ardhmen derisa nuk ratifikohet në këtë Parlament”.

Ndryshimet kushtetuese parashihen me marrëveshjen e Prespës e cila është kusht për nisjen e procesit integrues të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button