Argjentinë, gjendet nëndetësja e zhdukur para një viti me 44 anëtarë të ekuipazhit

Në përvjetorin e parë nga zhdukja, Marina e Argjentinës tha se ka gjetur nëndetësen të cilës më 15 nëntor të vitit 2017 i humbi çdo gjurmë, bashkë me 44 anëtarët e ekuipazhit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëndetësja “ARA San Juan” u zhduk 430 km nga brigjet argjentinase, ndërsa dy javë më vonë marina ndaloi operacionin e kërkimit.

Siç bën të ditur e përditshmja argjentinase “Buenos Aires Times”, një vit e një ditë pas zhdukjes, zyrtarët e vendit bën të ditur se kanë gjetur nëndetësen në një thellësi prej 800 metrash nën sipërfaqen e oqeanit Atlantik.

Lajmi, thotë gazeta, është konfirmuar mëngjesin e sotëm edhe nga Ministria e Mbrojtjes dhe kompania amerikane e cila kryesonte operacionin e kërkimit.

Të enjten, kompania amerikano-veriore Ocean Infinity, e cila 48 orë më parë pritej të ndërpriste operacionin e kërkimit, tha të ketë detektuar një objekt rreth 60 metra të gjatë në një thellësi prej 800 metrash.

“Pas kësaj, në vendin e ngjarjes ka dërguar anijen kërkimore Seabed Constructor e cila objektin në fjalë e ka identifikuar si nëndetësja e zhdukur ARA San Juan”, shkruan gazeta.

Nëndetësja ARA San Juan, e klasit TR-1700, u zhduk pikërisht një vit më parë, në kohën kur po lundronte nga porti jugor Ushuaia për në Mar del Plata, pasi paraprakisht kishte përfunduar një mision patrullimi.

Pas 48 orësh filloi një operacion masiv për gjetjen e nëndetëses në të cilën u përfshinë 13 shtete, shumica nga të cilët u tërhoqën para fundit të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button