Ministri Akar: Turqia pret që SHBA të ndërpresë bashkëpunimin me YPG-në

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, duke shprehur shqetësimin mbi imazhet ku ushtarët amerikanë janë bashkë me terroristët e PKK/YPG, tha se “Nga SHBA-të presim që të ndërpresë bashkëpunimin që ka me organizatën terroriste YPG ashtu siç premtoi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar i cili gjendet në Halifax të Kanadasë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, fillimisht vizitoi përmendoren e Çanakkalasë dhe më pas kaloi në hotelin ku mbahet mbledhja.

Ministri turk bisedoi shkurt me ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Singh Sajjan, si dhe pjesëmarrësit e tjerë. Akar pas sesionit të parë u takua me senatorët amerikanë.

Në takim, ministri turk i Mbrojtjes rikujtoi imazhet ku ushtarët amerikanë janë bashkë me terroristët e PKK/YPG.

“Këto foto janë mbuluar gjerësisht nga mediat tona dhe kanë shkaktuar shqetësim tek njerëzit tanë. Kanë dëmtuar imazhin e Amerikës dhe ushtrisë amerikanë në sytë e popullit tonë. Nga SHBA-të presim që të ndërpresë bashkëpunimin që ka me organizatën terroriste YPG ashtu siç premtoi. Edhe pse organizata terroriste DEASH është neutralizuar kryesisht nuk mund të pranojmë që SHBA-të t’i japin armë dhe municione me kamionë dhe avionë organizatës terroriste YPG. Kurrë nuk do të lejojmë formimin e një korridori të terrorit në kufirin tonë jugor”, është shprehur ai.

Ministri turk ka folur edhe për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen dhe anëtarët e organizatës terroriste, duke rikujtuar se për këtë SHBA-ve i janë dërguar 85 dosje si dhe dokumente të panumërta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button