Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, ka përfunduar me lëndime të rënda nga aksidenti në Prishtinë

Lëndime të rënda ka marrë ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç, njofton Koha.net.

Avdush Bajgora, specialisti i cili e ka pranuar në Emergjencë ambasadoren, në një bisedë për “Kohën Ditore” ka folur për gjendjen e saj.

Ai ka thënë se Kiliç ka lëndime serioze, por është jashtë rrezikut për jetë.

“Klinika Emergjente prej pranimit të pacientes ka bërë një sërë kontrollesh e analizash si rentgenin, CT-në e kokës, qafës… Nga rezultatet që i kemi deri tash del se pacientja ka lëndime të toraksit (kafazit të kraharorit v.j.)”, ka thënë ai.

LEXO: Aksident në fshatin Mramor, tre të vdekur, lëndohet ambasadorja turke

Bajgora ka shpjeguar natyrën e lëndimeve të ambasadores.

“Ka fraktura (thyerje) në klavikulës se majtë… ka katër brinjë të thyer dhe kontuzion (ndrydhje) hemoragjik të brendshëm të mushkërive”, ka thënë ai.

Sipas tij duhet të bëhen kontrolle shtesë për të parë nëse ka lëndime të tjera abdominale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button