Aksident në fshatin Mramor, tre të vdekur, lëndohet ambasadorja turke

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor, njofton REL.

Sipas Policisë, tri automjete janë përfshirë në aksident, në mesin e tyre edhe një me targa diplomatike, në të cilin ka qenë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Janë lënduar 6 persona. Prej tyre, 2 kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pra, bilanci është 3 të vdekur. Ekzaminimi është duke vazhduar ende në vendin e ngjarjes. Në aksident është e përfshirë edhe ambasadorja e Turqisë, e cila është në mesin e personave të lënduar dhe aktualisht është në QKUK, duke e marrë tretmanin mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se të gjithë personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button